Dikush mund të thotë se kosovarët më shumë shqetësohen kur nuk kanë rrymë sesa kur tejmase ndotet ajri që thithin. Ata nuk mund të zgjidhin mes këtyre dy të këqijave, sepse edhe e kanë ajrin e ndotur e në të njëjtën kohë nuk kanë furnizim të garantuar me rrymë. Vërejtjet nga “miqtë ndërkombëtarë” se përmirësimi i ambientit, i ajrit, tokës dhe ujit, duhet të jetë prioritet është injoruar me vite nga politikanët e Kosovës. Madje ata citohet t’u arsyetohen diplomatëve të huaj se ndotja e ajrit në Kosovë është vetëm “pasojë e ngrohjes globale!” me çka relativizojnë problemin.
Ulrike Lunaçek, ish-nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën për disa vite në këtë institucion të BE-së, shpesh ka tërhequr vërejtjen për ndotjen e ambientit në Kosovë. Ajo qortonte shumë veprime në Kosovë, prej nxjerrjes së zhavorrit që shkatërronte rrjedhën e lumenjve, mihjeve të pakontrolluara të thëngjillit e deri tek dështimi për të mbyllur termocentralin “Kosova A”, që është dashur të ishte mbyllur qëmoti dhe që konsiderohet si ndotësi më i madh i ambientit në tërë Evropën Juglindore.
Ajo nuk është marrë seriozisht asnjëherë nga politikanët e Kosovës në këtë pikë. E falënderonin kur kërkonte që Kosovës sa më parë t’i hiqen vizat, që Kosova të njihet si shtet nga 5 vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur, që BE-ja Kosovës t’ia hapë dyert për avancim në procesin e integrimeve. Por kur fliste për nevojën e masave urgjente për ruajtjen e mjedisit, të ajrit, ujit dhe tokës, kjo nuk merrej seriozisht. Kemi pasur raste madje të dëgjojmë me përqeshje nga disa politikanë të Kosovës se deklaratat e tilla të zonjës Lunaçek nuk duhet të merren seriozisht, sepse ajo vjen nga radhët e të gjelbërve, dhe për shkak të ideologjisë që përfaqëson ajo e ka detyrim gjithmonë të përmendë edhe ruajtjen e mjedisit.
Lunaçek më nuk është deputete e Parlamentit Evropian. Ka dështuar në zgjedhjet e fundit nacionale në Austri me Partinë e saj të Gjelbër, dhe në pushtet kanë ardhur e djathta e qendrës me të djathtën ekstreme. Por ajo nuk ka qenë e vetmja, vërejtjet e së cilës i kanë injoruar politikanët dhe institucionet e Kosovës, dhe disa edhe i kanë përqeshur duke i quajtur si joserioze. “Ja prapë këta me këto kërkesa. A e dinë ata se sikur t’i dëgjojmë krejt Kosova do të mbetej në terr!” ishin disa nga argumentet. Disa thoshin se “Kemi ne punë shumë më të mençura sesa të mendojmë për grimcat në ajër!”.
Dhe kështu Kosova sot, pos që është ndër shtetet më të varfra dhe më të izoluara të Evropës, del në krye të listës edhe si shteti me ndotjen më të madhe të ajrit, sidomos në kryeqytetin e saj, Prishtinë. Sikur kosovarëve iu thye një iluzion se kemi gjeneratat e fëmijëve më të zgjuar në botë, se kemi mësuesit që i japin drejtimin e duhur rinisë, kur doli e vërteta sipas testimit të PISA-s se në fakt për nga niveli i shkollimit jemi ndër të fundit në botë, ashtu tash po ndeshemi edhe me faktin tjetër të rëndë se, jo që nuk e paskemi ajrin më të mirë në botë, por prapë qenkemi në fund.
Dikush mund të thotë se kosovarët më shumë shqetësohen kur nuk kanë rrymë sesa kur tejmase ndotet ajri që thithin. Ata nuk mund të zgjidhin mes këtyre dy të këqijave, sepse edhe e kanë ajrin e ndotur e në të njëjtën kohë nuk kanë furnizim të garantuar me rrymë. Vërejtjet nga “miqtë ndërkombëtarë” se përmirësimi i ambientit, i ajrit, tokës dhe ujit, duhet të jetë prioritet është injoruar me vite nga politikanët e Kosovës. Madje ata citohet t’u arsyetohen diplomatëve të huaj se ndotja e ajrit në Kosovë është vetëm “pasojë e ngrohjes globale!” me çka relativizojnë problemin.
nga politikanët kosovarë dëgjojnë përgjigje të tilla nuk e dinë a po tallen me ta, apo janë aq injorantë saqë të mendojnë se qytetarët e Prishtinës thithin ajrin e rrezikshëm për shkak të ndotjes që vjen nga Kina, apo nga prerja e drunjve në pyjet e Amazonës. Apo thjesht nuk janë të vetëdijesuar për peshën e problemit, sepse sipas prioriteteve të tyre, Kosova na paska probleme shumë më të rëndësishme sesa ndotja e ajrit. Apo janë aq të paaftë sa të mendojnë se dora e njeriut nuk mund të ketë ndikim në cilësinë e ajrit, sepse kjo do të duhej të varej nga disa ligje të natyrës. Arsyetimet e tilla të politikanëve të Kosovës, sikur edhe rikujtimi se të njëjtin problem e ka edhe Maqedonia, edhe Shqipëria, janë përpjekje e ikjes nga përgjegjësia personale. Këtë e bëjnë edhe për tema të tjera. Sepse, sipas logjikës së tyre, problemet vinë nga jashtë, ndërsa ata vetëm zgjidhin probleme.
Edhe brenda Kosovës ka pasur ekspertë që kanë kërkuar vëmendje më të madhe të strukturave politike për problemin e ndotjes së ajrit. Por edhe ata janë injoruar. Nuk ke nevojë të jesh ekspert i mjedisit për të parë se cilët janë shkaktarët kryesorë të ndotjes. Mjafton të shihni tymin që del nga tymtarët e Obiliqit, por edhe nga oxhaqet e shtëpive kur nis sezoni i ngrohjes. Të mos flasim për veturat e vjetra që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës. E gjithë kjo e kombinuar nga injoranca e qytetarëve, të cilët nuk janë arsimuar sa duhet për nevojën e ruajtjes së ambientit. E në të njëjtën kohë Kosova nuk ka ndonjë industri të zhvilluar, apo në zhvillim, siç e kanë vendet me probleme të mëdha të ndotjes së ajrit, si Kina dhe India.
Sa herë është zhvilluar debat për mjedisin në Kuvendin e Kosovës? Sa herë ka qenë kryelajm në mediat e Kosovës pos në rastet e ndotjes ekstreme? Sa herë ka pasur protesta të qytetarëve për këtë problem, dhe sa qytetarë kanë marrë pjesë në to? Sa mjete ka për ruajtjen e mjedisit në krahasim me sektorët e tjerë që financohen nga paratë e taksapaguesve?
gjitha këto pyetje duhet të merren seriozisht si një ilustrim se problemi i ndotjes së ambientit në Kosovë as që ka nisur të adresohet. E Bashkimi Evropian me vite të tëra radhazi, edhe përmes raporteve të progresit, ka tërhequr vërejtjen për dështimet në këtë fushë. Në Raportin e fundit gjetëm madje edhe vërejtjet se as obligimi për vënien në veprim të sistemit të matjes së cilësisë së ajrit në Kosovë nuk është përmbushur. Edhe tash kur është bërë kryelajm ndotja e ajrit në Prishtinë e shohim se burim i këtij lajmi është Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila mat dhe publikon cilësinë e ajrit. Ndoshta sikur të mos ishte kjo Ambasadë do të jetonim me bindjen se ajri që thithim nuk është edhe aq i ndotur, sepse, nëse një ajër i tillë thithet aq gjatë atëherë edhe shqisat do të mundë të jenë të mësuara dhe nuk e vërejnë ndryshimin.