Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
OpEd

Putini është Milosheviq me bombë atomike

Projekti i Slobodan Milosheviqit ishte krijimi i një Serbie të madhe nga hiri i Jugosllavisë, duke vrarë pothuajse 150.000 njerëz.

Tetë vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe tentativës për shkëputje, presidenti rus, Vladimir Putin, ka njohur pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. Kryengritja e rebelëve prorusë në vitin 2014 filloi me përmbysjen nga pushteti të Viktor Janukovichit, kukullës së Putinit që sundoi Ukrainën.

Nën maskën e rrezikimit të popullatës ruse nga qeveria e re properëndimore, Rusia aneksoi Krimenë, nxiti një revoltë të popullatës proruse, të cilën e armatosi deri në dhëmbë dhe haptas filloi të adoptonte Ukrainën si territorin e saj historik. Tingëllon e njohur?

Ngjashmëri mahnitëse

“Slobodan Milosheviq me arsenal bërthamor”. Kështu është përshkruar në njëfarë mënyre Vladimir Putini nga një gazetar i “New York Times”, çka edhe ka marrë konfirmimin përfundimtar publik të hënën mbrëma.

Edhe Kolumne 8 muaj më parë Epoka e populizmit dhe e polarizimit

Karriera dhe taktikat politike të Milosheviqit e Putinit kanë ngjashmëri të habitshme. Asnjëri prej tyre nuk u ul në fron në mënyrë demokratike. Presidenti serb Ivan Stamboliq e emëroi Milosheviqin në krye të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë. Milosheviqi më pas ia mori pushtetin dhe disa vjet më vonë e likuidoi atë. Putini u mbështet nga Boris Yeltsini si pasardhës i tij në krye të Rusisë më 1999.

Milosheviqi dhe Putini i konsoliduan pushtetet e tyre duke shfrytëzuar konfliktet etnike. Milosheviqi përdori akuzat për kërcënimin dhe sulmet e supozuara ndaj serbëve në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë për të filluar konflikte të përgjakshme luftarake në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë, dhe me të njëjtat argumente Putini sulmoi Gjeorgjinë më 2008, pushtoi Krimenë më 2014 dhe nxiti rebelimin në Ukrainë.

Milosheviqi foli gjithnjë se kufijtë e AVNOJ-it (Këshilli Antifashist i Çlirimit Popullor të Jugosllavisë) ishin të padrejtë dhe se serbët jashtë Serbisë kishin të drejtë të përcaktonin vetë se në cilin vend donin të jetonin. Putini pretendoi se rënia e Bashkimit Sovjetik, të cilin ai e quajti "kolapsi i Rusisë historike", shkaktoi padrejtësi të madhe ndaj rusëve. Në një fjalim të fundit për Ukrainën, Putini dënoi cenimin e "atdheut tonë ose territoreve që historikisht kanë qenë tonat".

Ashtu si makineria propagandistike e Milosheviqit e portretizoi konfliktin me kroatët si një luftë kundër një lëvizjeje të ustashëve ose konfliktin me boshnjakët si një luftë kundër fundamentalizmit islamik, ashtu edhe media shtetërore ruse e denoncoi rregullisht qeverinë demokratike në Kiev si "nacionaliste, neonaziste e rusofobe”.

Projekti i Milosheviqit ishte krijimi i një Serbie të Madhe nga hiri i Jugosllavisë, në emër të së cilës u vranë afro 150.000 njerëz dhe miliona u shpërngulën.

Edhe Kolumne 9 muaj më parë Kthimi i Serbisë Millosheviqiane pas 25 vjetësh

Putini po përpiqet ta rindërtojë Rusinë cariste, duke ribashkuar territorin e humbur ku jetojnë rusët.

“Kievi është nëna e qyteteve ruse. Rusia e lashtë është burimi ynë i përbashkët dhe ne nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin”, ka thënë Putini duke shprehur qartë pretendimet e tij ndaj Ukrainës.

Projekte të mëdha shtetërore

Megjithatë, duket se Perëndimi nuk po mëson nga shembulli i Milosheviqit kur është fjala për Putinin. Milosheviqi u shtir si diplomat për vite me radhë, duke blerë kohë për veten, duke u paraqitur si një faktor konstruktiv, ndërkohë që në Bosnjë u derdhën hektolitra gjak dhe vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s në pozicionet e ushtrisë së Republika Srpskas në vitin 1995 dhe bombardimit të Jugosllavisë iu dha fund luftërave, por edhe pushtetit të Milosheviqit.

Me Putinin do të jetë pak më vështirë, duke pasur parasysh bombën atomike të lartpërmendur, por ajo që Perëndimi duhet të bëjë këtë herë është të japë mbështetje të parezervë për të gjithë ata që janë në shënjestrën e Putinit dhe të heqë pengjet e tij politike kudo që të jetë e mundur, përfshirë vendin tonë (Bosnjë v.j.).

Edhe Pse Donbasi po bëhet një pikë ndasie në bisedimet për Ukrainën? Botë 11 muaj më parë Pse Donbasi po bëhet një pikë ndasie në bisedimet për Ukrainën?

Domethënë, nuk ka më as më të voglin dyshim se kush është arkitekti dhe truri i vërtetë i sulmeve të Dodikut ndaj shtetit (Bosnjës) dhe rendit kushtetues, që po ndodh pikërisht në mes të krizës ukrainase.

(Marrë nga gazeta “Dnevni Avaz”)