Nën politikën brutale të Kinës për një fëmijë, aborti ishte fushëbetejë midis detyrimit të qeverisë nga njëra anë dhe të drejtave riprodhuese të prindërve nga ana tjetër. Por në vitin 2021, autoritetet kineze hoqën më tej rregullat e planifikimit familjar, duke i lejuar familjet të kenë tre fëmijë, në vend të dy, dhe pritet që së shpejti ata të braktisin plotësisht politikën e tyre të kontrollit të popullsisë.
Deklaratat e fundit zyrtare në Kinë kanë ndezur spekulime se kufizime më të ashpra për abortin mund të jenë miratohen së shpejti. Gjashtë muaj më parë, Këshilli Shtetëror Kinez nxori udhëzime për të ulur numrin e aborteve të kryera për arsye jo mjekësore. Dhe në muajin shkurt, shoqata e planifikimit familjar të Kinës njoftoi se autoritetet do të nisnin fushatë të posaçme për ndërhyrje në aborte për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara dhe abortet tek adoleshentët.
Mirëpo, këto ndërhyrje zyrtare, nën petkun e “rritjes së shëndetit riprodhues të grave”, janë në fakt përgjigje ndaj krizës në rritje të fertilitetit në Kinë. Politika e një fëmije, e cila u zbatua në mbarë vendin në vitin 1980, detyroi të ulë normën e lindshmërisë së Kinës për dy breza dhe futja e politikës së dy fëmijëve më 2016 nuk ka arritur ta tregojë sukses. Edhe sipas shifrave zyrtare të fryra, shkalla e lindshmërisë së Kinës ishte vetëm 1.3 fëmijë për grua në 2020 dhe 1.1-1.2 fëmijë për grua në 2021, shumë më poshtë normave 1.8, 1.7 dhe 1.5 të parashikuara nga autoritetet kineze, Kombet e Bashkuara dhe Byroja amerikane e Regjistrimit Popullsisë.
Si rezultat, autoritetet njoftuan rritje të popullsisë prej vetëm 480,000 në 2021, krahasuar me rritjet prej dy milionë në 2020 dhe 4.7 milionë në 2019. Prandaj duket e pashmangshme që popullsia e Kinës të fillojë të bjerë në vitin 2022, nëntë vjet më herët sesa pritej. Kina po përballet me krizë demografike që tejkalon imagjinatën e autoriteteve kineze dhe komunitetit ndërkombëtar.
Në fakt, kriza demografike e Kinës është shumë më e keqe sesa tregojnë shifrat zyrtare. Kjo është arsyeja pse autoritetet kanë nxituar një sërë masash gjatë muajve të fundit, duke përfshirë kufizimet për abortin. Po kështu, goditjet ndaj tutorëve privatë janë pjesë e përpjekjes për të ulur koston e prindësisë.
Por ulja e incidencës së abortit në Kinë është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Në të kaluarën, autoritetet e konsideronin popullsinë e madhe të vendit si barrë dhe politika e një fëmije jo vetëm që inkurajonte gratë të bënin abort, por gjithashtu përfshiu qeverinë që i detyronte ato të abortonin. Nga ekranet e televizionit te tabelat gjigante të jashtme te shtyllat e energjisë elektrike në anë të rrugëve, reklamat e abortit janë kudo në Kinë. Aborti konsiderohet po aq i rastësishëm sa edhe ngrënia jashtë, dhe është gjerësisht i realizueshëm në spitale dhe klinika.
Nuk është për t'u habitur që raporti i abortit në Kinë, ose numri i aborteve për 100 shtatzëni, është shumë i lartë sipas standardeve ndërkombëtare, në 43 në 2020. Kjo krahasohet me raportet prej 15 për 100 shtatzëni në Japoni, 13 në Tajvan, 19 në Shtetet e Bashkuara dhe më pak se tre në Indi vitet e fundit. Një pasojë e shkallës së lartë të abortit në Kinë, ka qenë rritja e shpejtë e shkallës së infertilitetit, nga 1-3% në fillim të viteve 1980 në 18% në 2020 - shumë më e lartë se në vendet e zhvilluara si SHBA-ja.
Aborti është sigurisht çështje shumë e ndjeshme, duke vënë në dukje zgjedhjen e një gruaje për të mos pasur fëmijë kundër pikëpamjes së kundërshtarëve se fetuset kanë të drejta. Roe kundër Wade, vendimi historik i Gjykatës së Lartë të SHBA-së i vitit 1973 që njeh të drejtën kushtetuese për abortin, shkaktoi atë që disa e kanë quajtur “Lufta e Dytë Civile” dhe ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar më pas të vendosin disa kufizime, duke përfshirë ato të vitit 2003 - Akti i ndalimit të abortit në lindje.
Nën politikën brutale të Kinës për një fëmijë, aborti ishte fushëbetejë midis detyrimit të qeverisë nga njëra anë dhe të drejtave riprodhuese të prindërve nga ana tjetër. Por në vitin 2021, autoritetet kineze hoqën më tej rregullat e planifikimit familjar, duke i lejuar familjet të kenë tre fëmijë, në vend të dy, dhe pritet që së shpejti ata të braktisin plotësisht politikën e tyre të kontrollit të popullsisë.
Një lëvizje e tillë, shpresohet, do të shkaktojë ndryshim përkatës në qëndrimet në Kinë lidhur me lindjen e fëmijëve, dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut. Teksa SHBA-ja dhe shumë vende të tjera kanë debatuar gjatë për abortin dhe kanë arritur konsensus dhe kompromis, kinezët nuk e kanë bërë këtë. Kina pa dyshim do të mësojë nga përpjekjet e Amerikës për të kufizuar abortin, por masat e saj ndoshta nuk do të jenë aq të rrepta sa ato në SHBA dhe Rusi. Dhe ndalimi i plotë i abortit do të jetë i pamundur.
Edhe nëse Kina do ta kufizonte abortin aq fort sa SHBA-ja, raporti i saj i abortit ndoshta do të ishte ende shumë më i lartë se i Amerikës. Edhe pse qeveria kineze ka goditur abortet me përzgjedhje gjinore, raporti i seksit në lindje ka qenë prej kohësh deri në 120 djem për 100 vajza, shumë mbi raportin normal prej 102-106 djem për 100 vajza. Edhe në vitin 2021, pas pesë vjetëve të politikës së dy fëmijëve, raporti ishte ende 112 djem për çdo 100 vajza.
Ulja e shkallës së abortit do të kërkojë gjithashtu që Kina të forcojë vlerat familjare, të ofrojë edukim më të mirë seksual për adoleshentët dhe të përmirësojë perspektivat e punësimit dhe aftësitë prindërore të të rinjve. Pa reforma të tilla të koordinuara, thjesht kufizimi i abortit do të jetë kundërproduktiv. Madje mund të shkaktojë edhe kriza të tjera sociale, si rritja e numrit të fëmijëve të braktisur dhe rritja e aborteve të paligjshme, të cilat do të kërcënonin shëndetin dhe jetën e shumë grave.
Për shkak se politikat e kaluara të Kinës për popullsinë kanë qenë gjithmonë të lidhura me shkelje të të drejtave të njeriut, komuniteti ndërkombëtar është me të drejtë në gatishmëri të vazhdueshme për çdo aluzion të një ndryshimi në të menduarit e qeverisë. Politikëbërësit kinezë tani duhet të mësojnë nga gabimet e tyre. Kjo do të thotë të shohësh popullsinë e vendit si një pasuri dhe jo si një barrë dhe mirëpritëse sesa dekurajuese të një jete të re.
(Yi Fuxian, shkencëtar senior në obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin e Wisconsin-Madison, është autor i Big Country with a Empty Nest (China Development Press, 2013). Vështrimi është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)