Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
OpEd

Me kë luajnë klubet kroate ligën e pakuptimtë regjionale? Udhëheqësi i Cërvena Zvezdës flet për okupimin e Kosovës, pretendimet shqiptare ndaj Serbisë...

Me kë luajnë klubet kroate ligën e pakuptimtë regjionale, që në masë të madhe ka penguar basketbollin kroat apo të paktën kampionatin kroat në basketboll, të lënë pas dore për shkak të zvarritjes së pakuptimtë nëpër thellësitë e të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor.

Pa e nënvlerësuar askënd, Kroacia thjesht nuk është ajo botë, apo të paktën nuk është shumica në Kroaci, ajo shumicë e heshtur kroate, shumica e heshtur që gjithmonë, nga zgjedhjet në zgjedhje, kultivon shpresë se më në fund do të jetë më mirë, sepse e di se ata që mbrojtën Kroacinë nuk kanë vdekur kot.

Ashtu si kemi shkruar, Prishtina dhe Tirana, Kosova dhe Shqipëria, kanë idenë për të nisur një ligë të përbashkët të basketbollit, e në të cilën me kohë do të luanin edhe klubet nga Maqedonia e Veriut. Do të ishte kjo në një mënyrë një kopje e Ligës ABA, që nuk do të ndikonte në kampionatet nacionale.

Ende pa u realizuar ideja, madje edhe pa u vënë në letër, ka ardhur reagimi i Beogradit, dhe jo vetëm nga politikanët, por edhe nga drejtues sportivë. Ka reaguar presidenti i klubit të basketbollit, Cërvena Zvezda, Nebojsha Çoviq, që ka thënë: “Prishtina dhe Tirana asnjë veprim nuk e bëjnë e që ai mos të jetë provokim i qëllimshëm. Pavarësisht në cilën fushë bëhet fjalë, këtë herë në sport. Para dy-tri vitesh, një klub nga Prishtina ka tentuar të hyjë në Ligën ABA. Nuk ka mundur pasi kalueshmëria në ligën e parë dhe ligën e dytë të ABA-s kur është në pyetje Kosova, bëhet ekskluzivisht përmes Serbisë. Pavarësisht të gjithave, ne në basketboll Kosovën e konsiderojmë pjesë integrale të Serbisë, nën mbikëqyrjen e veçantë të bashkësisë ndërkombëtare, e cila gjithnjë e më shumë ngjanë në një okupim klasik”.

A u ka treguar dikush klubeve kroate që Kroacia ka njohur Kosovën dhe se ajo është e njohur nga FIFA, UEFA, FIBA dhe organizatat tjera sportive dhe se reprezentuesit e Kosovës e kanë të drejtën e paraqitjes në Lojërat Olimpike?

Nëse klubet kroate e dinë që Kroacia ka njohur Kosovën, atëherë qëndrimi i Serbisë së Vuçiqit dhe Nebojsha Çoviqit, nuk mund të jetë qëndrim edhe i drejtuesve të klubeve kroate. Sipas kësaj nuk do të duhej që klubet serbe të luajnë në një ligë me klubet që janë në konflikt me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe të cilat qartë se nuk respektojnë asgjë pos mitologjisë së tyre mesjetare.

Udhëheqësi i Cërvena Zvezdës ka përjashtuar çdo mundësi që klubet nga liga e përbashkët të sigurojnë inkuadrim në Ligën ABA. Është interesant shpjegimi i Çoviqit, që ka shpjeguar se çka në fakt është Liga ABA.

Edhe Çoviq: Liga e përbashkët e basketbollit është provokim i qëllimshëm Sport Çoviq: Liga e përbashkët e basketbollit është provokim i qëllimshëm

“Kjo që e kanë menduar tani nuk mund të jetë e ngjashme me Ligën ABA dhe nuk mundet që prej saj të shkohet në Ligën ABA. Liga ABA vlen vetëm për regjionin që paraqet ish-Jugosllavinë. Ndoshta mendojnë se mund të bëjnë diçka të ngjashme, duke ditur që shqiptarët kanë pretendime territoriale ndaj Serbisë, që tashmë i kemi parë. Çdo ditë shohim pretendimet e tyre ndaj Maqedonisë , pak më të nënshtruara edhe ndaj Malit të Zi. Nuk e fshehin që kanë edhe ndaj Greqisë. Ndoshta kështu mendojnë të bëjnë një ligë Tirana – Prishtina”.

Për pretendimet e Serbisë ndaj Kroacisë dhe BeH, për agresionin në Kroaci dhe BeH, për gjenocidin në Vukovar, Srebrenicë... Çoviqi nuk ka folur asnjë fjalë.

(narod.hr)