Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
OpEd

Diplomacia dhe Turizmi, dështimet e vjetra, hapat e ardhshëm

Nuk është as për t’u çuditur pse Ministria e Jashtme nuk e ka parë të udhës që as të përgjigjet në idenë e projektit të kompanisë sonë me shoqërinë civile, për të pasur Kosovën si vend turistik në mediat ndërkombëtare. Fatmirësisht projekti vazhdoi dhe rezultoi me mbi 250 mijë video views në Facebook, mijëra klikime dhe biznes konkret - më shumë se secili panair.

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, nuk ka qenë i interesuar që të promovojë Kosovën si vend turistik në Internet apo në mediat ndërkombëtare, duke u dhënë më shumë rëndësi takimeve me zyrtarë të huaj dhe përpjekjeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ekipi i tij në Ministrinë e Jashtme sa i përket paraqitjes së Kosovës si vend në të cilin ka çka të vizitohet, ka lënë pas dore shumë punë që dukeshin se kishin nisur mbarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e kaluar ka lënë webfaqen http://kosovo.travel në ndërtim e sipër për vite të tëra edhe pse për këtë faqe ka marrë donacione nga Ambasada Norvegjeze, kur aty ishte ambasador udhëheqësi i tashëm i OSBE-së, Jan Braathu. Parat sigurt janë shpenzuar, webfaqja “Under construction”.

Faqja sights in Kosovo e Ministrisë së Jashtme ka tri-katër tekste, linqe që të dërgojnë në faqe joekzistente, si për shembull http://www.ks-tourismgroup.com.

Digjital Kosovo, mburrja e ish-zëvendës ministrit të Jashtëm Petrit, Selimi, update te fundit e ka pasur para tre vjetësh, ndërsa rezultati është se 111 webfaqe e kanë futur Kosovën në listën e tyre të vendeve. Kjo një shifër pak më shumë se sa vende të OKB-së e kanë pranuar Kosovën. Në botë ka më shumë së 1 miliard (1 mijë milion) webfaqe. Ndërsa linku për konferencën Interfaith (që mund të lidhet me turizmin kulturorë të Kosovës) nuk të dërgon askund.

Nuk është as për t’u çuditur pse Ministria e Jashtme nuk e ka parë të udhës që as të përgjigjet në idenë e projektit të kompanisë sonë me shoqërinë civile, për të pasur Kosovën si vend turistik në mediat ndërkombëtare. Fatmirësisht projekti vazhdoi dhe rezultoi me mbi 250 mijë video views në Facebook, mijëra klikime dhe biznes konkret - më shumë se secili panair. Video është rishpërndarë nga kryeministri Rama, por jo nga Hoxhaj apo ekipi i tij.

Sot në ditën e turizmit, Ministria e Jashtme është pjesë e shënimit të kësaj dite me një tryezë me emrin “Diplomacia dhe Turizmi”, ku jam i ftuar, por fatkeqësisht nuk kam mundur te jem prezent e për këtë po kontribuoj me këtë shkrim.

Shpresoj se angazhimi i kësaj ministrie nuk do të mbetet në shënimin e ditëve të turizmit. Mendoj se urgjentisht duhet të rregullohen linqet nga webfaqja e Ministrisë dhe të vazhdohet me përfundimin e faqes kosovo.travel. Kjo mund të bëhet në kuadër të Ministrisë apo në një partneritet me sektorin privat apo me faqet që tashmë janë online dhe kanë shpenzuar mijëra fonde publike, por kanë dështuar të mbajnë vetën dhe tash janë faqe që nuk kanë material të ri sikur faqja kosovoguide.com.

Unë kujtoj se Ministria e Jashtme mund të marrë hapat në vazhdim:

Gjatë trajnimeve të diplomatëve të ftojë ekspertë të turizmit (jo me letra e diploma, por të tillë që janë të inkuadruar në këtë fushë) që të mbajnë prezantime dhe trajnime për atë se çfarë ka Kosova.

Diplomatët Kosovarë duhet të kenë ekskursione ditore në vendet turistike të Kosovës, në mënyrë që të kenë dijeni thelbësore se çka janë duke “shitur”.

Të shtypë posterë me fotografi nga Kosova, të cilët do të vendoseshin në zyrat e diplomatëve kosovarë.

Të ofrojë udhëtime për gazetarë nga vendet e Evropës Perëndimore për vizitë Kosovës dhe tureve që ofrohen në Kosovë.

Secila ambasadë të ketë broshura që përmban vendet që mund të vizitohen në Kosovë, si dhe adresat e webfaqeve të kompanive që ofrojnë këto shërbime.

Të investohet në fushatë të vazhdueshme në mediat sociale duke pasur qëllim arritjen e qytetarëve të vendeve, të cilat tashmë kanë filluar të vizitojnë Kosovën.

(Autori është gazetar dhe pronar i kompanisë Balkan Natural Adventure www.bnadventure.com)