Sipas marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare, angazhimet për klimën bazohen në emetimet me origjinë brenda kufijve fizikë të secilit vend. Emetimet që rezultojnë nga pasuritë e huaja të vendeve nuk llogariten në inventarin e brendshëm
Zhvillimet e fundit në Norvegji mund të kenë implikime të rëndësishme për angazhimet e lidhura me klimën në konferencën e OKB-së për ndryshimin e klimës (COP26) në Glasgow gjatë këtij nëntori.
Në gusht, një komitet i caktuar nga qeveria rekomandoi që Norvegjia të vinte fondin e saj sovran të pasurisë (SWF) në rrugën e duhur për emetimet zero të gazrave serrë (GHG) deri në vitin 2050, dhe që aktivitetet e fondit të bëhen në përputhje me angazhimet e Norvegjisë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të klimës. Menjëherë pas kësaj, kandidati për kryeministër i Partisë së Punës, Jonas Gahr Støre, konfirmoi se, nëse zgjidhej, do të vendoste një objektiv zero-zero për fondin. Tani që Støre doli fitues në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji, sfida e tij është të krijojë një koalicion që do ta lejojë atë të vazhdojë bindjen e tij.
Fondi Pensional Qeveritar i Norvegjisë prej 1.4 trilionë dollarësh është SWF-ja më e madhe në botë. Mirëpo shteti norvegjez ka qenë në mëdyshje për të vënë peshën e fondit pas angazhimeve ndërkombëtare për klimën. Nuk është vetëm në këtë çështje.
Sipas marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare, angazhimet për klimën bazohen në emetimet me origjinë brenda kufijve fizikë të secilit vend. Emetimet që rezultojnë nga pasuritë e huaja të vendeve nuk llogariten në inventarin e brendshëm. Kështu, ndërsa qeveritë kanë kontrolluar ekonomitë e tyre për shkurtimet e emetimeve, ata janë të prirë t’i lënë anash fondet e vendeve të tyre anash. Si rezultat, vetëm një fond sovran, KENFO i Gjermanisë, nënshkruar me Kombet e Bashkuara për “Net-Zero Asset Owner Alliance” që përfaqëson rreth 6.7 trilionë dollarë asete nën menaxhim dhe numëron 46 fonde pensionesh dhe kompani sigurimesh në mesin e anëtarëve të saj.
Duke pasur parasysh se SWF-ja masive e Norvegjisë zotëron 1.4 për qind të të gjitha kompanive të listuara në botë, mesatarisht, ndryshimi i dukshëm i zemrës së vendit është i rëndësishëm si simbolikisht ashtu edhe si çështje praktike. Qeveria e re norvegjeze mbështetet nga rekomandimi i fundit i Olivier Blanchardit, ish-ekonomist kryesor në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të tjerë që e rekomandojnë që të nënshkruajë SWF-në e saj për Aleancën Neto-Zero në COP26.
Mirëpo Norvegjia nuk duhet të ndalet këtu. Siç thuhet, fondet sovrane përfaqësojnë rreth 10 trilionë dollarë asete nën menaxhim, ose rreth shtatë herë më shumë sesa SWF -ja e Norvegjisë. Si vend me SWF-në më të madhe në botë, Norvegjia duhet të kryesojë një përpjekje diplomatike për një lëvizje globale të fondeve sovrane drejt zotimeve neto-zero në COP26.
Norvegjia ka një histori krenare të diplomacisë aktiviste ndërkombëtare. Shërbimi i tij i jashtëm shumë i aftë ka luajtur një rol qendror në ndërmjetësimin e përfundimit të konflikteve të armatosura në të gjithë botën. Për më tepër, menaxheri i fondeve sovrane, Norges Bank Investment Management, është një investitor i sofistikuar dhe i respektuar globalisht. Së bashku, këto atribute e vendosin Norvegjinë në një pozitë të fortë për të mobilizuar të tjerët brenda një koalicioni të fondeve sovrane drejt synimeve zero.
Për fat të mirë, disa SWF tashmë kanë demonstruar ambicie në rritje të klimës. Norvegjia mund të shikojë vendet si Franca, Irlanda, Zelanda e Re, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për partnerë të mundshëm. Fondet sovrane të këtyre vendeve kanë ekipe të sofistikuara investimi që do të ishin krejtësisht të afta për të zbatuar objektivat neto-zero. Dhe dikush shpreson që kur ta bëjnë këtë, SWF -të në një fazë të hershme të angazhimeve të tyre klimatike, ose që kanë burime më të kufizuara, do t'i bashkohen konsensusit të ri global.
Siç na kujton raporti më i fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, dritarja për shmangien e ndryshimeve katastrofike të klimës po mbyllet shpejt. E megjithatë, shumë vende mbeten të paafta ose të gatshme për të bërë shkurtimet e nevojshme të emetimeve brenda kufijve të tyre.
Në këto kushte të vështira qeveritë me prona të mëdha të huaja duhet të kërkojnë mënyra për të zbutur ndryshimet klimatike jo vetëm brenda kufijve të tyre, por në të gjitha asetet që ata zotërojnë dhe janë në gjendje të ndikojnë. Për Norvegjinë dhe disa vende të Gjirit zotërimet e aseteve të SWF-ve të të cilave arrijnë në shumëfishin e PBB-së së ekonomisë së tyre të brendshme, përfitimet më të mëdha të mundshme klimatike mund të gjenden në portofolin SWF.
Vendet me SWF duhet të pranojnë se llogaritja e rrezikut të klimës dhe mundësive të investimeve të lidhura me klimën nuk është më e mjaftueshme. Në fakt, vendet që bëjnë vetëm atë me SWF -të e tyre në thelb po përfitojnë nga kriza klimatike pa bërë asgjë për ta parandaluar atë.
Norvegjia, një yll i negociatave paqësore ndërkombëtare, duhet të shfrytëzojë mundësinë për të udhëhequr një lëvizje globale të fondeve sovrane. Duke vepruar kështu do të vendoset si një kampion i diplomacisë dhe udhëheqjes ndërkombëtare të klimës. Për një vend që ndërtoi pasurinë e tij duke pompuar hidrokarburet nga shtrati i detit dhe duke i eksportuar ato së bashku me emetimet e tyre të qenësishme të GS, është gjëja e duhur për të bërë.
Qëndrimet e shprehura në këtë vështrim nuk përfaqësojnë domosdo ato të OECD-së. Christiana Figueres, partnere themeluese e Optimizmit Global, është ish-sekretare ekzekutive e Konventës në Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Håvard Halland është ekonomist i lartë në Qendrën e Zhvillimit të OECD. Knut Anton Mork është profesor i ekonomisë në Universitetin norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë “Project’s Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe gazeta “Koha Ditore”. Përktheu: Gent Mehmeti