Xherdan Shaqiri i Baselit dhe Rilind Nivokazi i Sionit kanë zënë vend në formacionin e javës së gjashtë të Superligës së Zvicrës.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja “sport.ch”.
Shaqiri shkëlqeu për Baselin në fundjavë. E udhëhoqi të shtunën Baselin drejt fitores 3:1 ndaj skuadrës Thun.
Ai realizoi dy gola dhe bëri një asistim.
33-vjeçari Shaqiri këtë edicion në nëntë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka gjashtë gola e katër asistime.
Ndërkohë Nivokazi ishte prej më meritorëve të dielën në fitoren 3:2 të Sionit ndaj Winterthurit.
25-vjeçari Nivokazi në edicionin aktual ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.