Mjerisht, derisa pasuria dhe statusi po bëhen përherë e më të përqendruara në shoqëritë moderne perëndimore, institucionet e ndërmjetme dhe komunitetet lokale janë kalbur, ndërsa partitë tradicionale politike janë tkurrur deri në pikën e të ngelurit në thjesht etiketa që miliarderët dhe të famshmit medialë mund t’i shfrytëzojnë lehtësisht. Kjo do të thotë se kushtet do të vazhdojnë të jenë të pjekura për përherë e më shumë Berlusconë dhe për më shumë Trumpë
Gjatë gjithë mandatit të vetëm të Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundërshtarët e tij si në partinë demokratike ashtu edhe në atë republikane shpesh e kanë portretizuar si një diktator të mundshëm fashist. Por meqë Trumpi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, kjo analogji është bërë më e pambrojtur. Lideri italian që Trumpi i ngjason më së shumti nuk është diktatori fashist, Benito Mussolini, por Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i prirë për skandale.
Figurat si Trumpi dhe Berlusconi – magnatë apo yj medialë që kanë garuar për detyra si demagogë populistë antiestablishment – nuk janë të pazakonta në demokracitë bashkëkohore perëndimore.
Në Evropë, lista përfshin liderët e zgjedhur, si kryeministrin çek, Andrej Babism, një prej burrave më të kamur të vendit; ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, dikur “Mbreti i Çokolatës” i vendit të tij; dhe pasuesi i tij, Volodymyr Zelensky, komedian që e kishte portretizuar më parë rolin e një presidenti ukrainas në televizion.
Ndonëse Trumpi është i pari demagog i përnjëmendtë që është zgjedhur për president të Amerikës, showmeni apo plutokrati që e fitoi detyrën duke u shtirur si një kampion i qytetarëve të thjeshtë ka qenë elementi kryesor i garave bashkiake dhe guvernatoriale për breza me radhë. Njerëzit e famshëm të medias, në veçanti, kanë qenë përherë një bazë më e zakonshme për suksesin në Amerikë.
Në vitet 1930, radioylli i muzikës countri, W. Lee “Pappy” O’Daniel ishte bërë guvernator i Texasit dhe më pas senator amerikan. Në vitet 1960-1980, Ronald Reagani e kishte bërë në mënyrë të famshme kalimin prej një aktori të Hollywoodit në guvernator të Californias dhe më pas ishte ngjitur edhe në Shtëpinë e Bardhë. Po kështu, Jasse Helms, senator i ndjerë amerikan nga Carolina Jugore, e filloi karrierën si një yll djathtist radioje. Më pas, më 1999, ylli televiziv i mundjes, Jesse Ventura (i cili përkrah Trumpin kishte tentuar që ta merrte kontrollin mbi “Reform Party” të Ross Perot) ishte zgjedhur për një mandat të vetëm si guvernator i Minnesotas, ndërsa më 2003, ylli i filmit Arnold Schwarzenegger u bë guvernator i Californias pa pasur përvojë paraprake politike. (Ventora kishte shërbyer si kryebashkiak i një lagjeje të Minneapolisit).
Edhe Trumpi, mbreti rebelDemagogët populistë në vendet demokratike përgjithësisht nuk synojnë që të krijojnë shtete totalitare, dhe nuk do të mundeshin edhe po të provonin. Derisa diktatorët ndërluftues fashistë ishin mbështetur nga establishmentet ushtarake, policore, burokratike dhe afariste të vendeve, populistët mbështeten në përkrahjen e grupeve të tjetërsuara joelitare dhe në mënyrë karakteristike kundërshtohen prej shumicës së qendrave të tjera të pushtetit në shoqëri.
Kësisoj, shumë demagogë pompozë në jugun amerikan – siç është guvernatori i Louisianas (dhe asokohe senatori amerikan) Huey P. Long apo ekipi i guvernatorëve populistë burrë e grua të Texasit, James “Pa” dhe Miriam “Ma” Ferguson – i përfaqësojnë shtesat e vogla të bujqve apo klasën punëtore të qytetarëve të bardhë kundruall zotërinjve të kamur, të cilët i monopolizuan zyrat e shëndetit dhe politikës në vendet e tyre.
Disa demagogë e shfrytëzojnë hidhërimin e grupeve etnike pakicë mbi përjashtimin e vetë atyre nga pasuria dhe pushteti.
Në gjysmën e parë të shekullit njëzet, James Michael Curley, kryebashkiaku i korruptuar në mandatin e katërt të detyrës në krye të Bostonit dhe guvernator për një mandat i Massachetsettsit, e fitoi dhe e mbajti pushtetin, duke i përfaqësuar irlandezo-amerikanët e shtresës punëtore karshi elitës protestante anglo-amerikane – të ashtuquajturit boston-brahmianët.
Por përderisa demagogët populistë mund ta identifikojnë ankesën legjitime midis disa votuesve, ata pothuajse kurrë nuk i përmbushin premtimet e tyre dhënë pasuesve. Disa, sikurse O’Danieli i Texasit, u bënë fronte për interesat e establishmentit, përderisa të tjerët thjesht krijuan makineri personale patronazhi, duke i përdorur kompetencat zyrtare për t’i shpërblyer anëtarët e familjes apo miqtë. Shumë rrallë demagogët krijojnë struktura të reja institucionale që mund të ndërmarrin reforma, edhe për shumë kohë pas largimit të tyre nga detyrat.
Në rastin e Curleyit, dhëndri i tij i shkolluar në Harvard, Edward Donnelly, ka luajtur rol të ngjashëm sikurse dhëndri i shkolluar në Harvard i Trumpit, Jared Kushner. Në Louisiana, Longu krijoi një dinasti familjare që përfshiu vëllanë e tij Earl, i cili e pasoi atë në postin e guvernatorit, ndërsa Russell Longun, i cili u bë senatori më jetëgjatë nga Louisiana.
Edhe
Demokratët në Samitin në Munih do t’i kërkojnë Evropës t’i kundërvihet Trumpit
Në cilindo rast, karrierat politike të demagogëve populistë priren të jenë të pasura në skandale dhe korrupsion.
Derisa Berlusconi i kishte ahengjet e tija famëkeqe “bunga bunga”, Trumpi e pati xhirimin e tij “Hyrja në Hollywood”, ku kapardisej me sulmet seksuale ndaj grave.
Dhe ka pasur edhe instanca të ryshfetit dhe krimeve më të rënda. Sikurse Curleyi, edhe Berlusconi ishte dënuar me burgim. Njëjtë sikur bosi politik i Louisianas në vitet 1930, Longu arriti marrëveshje me gangsterin e New Yorkut, Frank Costello, për ta ndarë fitimin prej bixhozit në shtet, edhe atëherë kur “puthadorët” e tij u paguan nga listat e pagave të Qeverisë në përfitim të një fondi të dobët të fushatës që u bë i njohur si “kutia e zbritjes”. Në Texas, Pa dhe Ma Ferguson financuan makinerinë e tyre politike, duke u shitur “falje” familjarëve të kriminelëve të ndëshkuar. Raportet e fundit se aleatët e Trumpit janë paguar për të lobuar për presidentin në largim kundërmon korrupsion e jo diktaturë.
Natyrisht, vërsulja në ndërtesën e Capitolit nga mbështetësit e Trumpit ka shpjerë pashmangshëm në krahasimin e rrjedhshëm me bastisësit nazistë “Troopers” dhe fashistët italianë “Blackshirts”. Por vetë historia e Amerikës ofron analogji më të sakta për ta kuptuar MAGA turmën. Nuk është aksidental fakti se në skenarin e 1995-s të Tennessee Williamsit, “Sweet Bird of Youth”, karakteri i Boss Finleyit, lideri demagog i një shteti jugor, ka bandën e vet kriminale (“Rinia për Tom Finleyin”), të cilën ai e vërsul kundër kundërshtarëve të tij politikë.
Sa për dijeni, demagogët në demokracitë modernë mund të shkaktojnë shumë dëm, edhe në rast se nuk munden (dhe nuk synojnë që) t’i shfuqizojnë zgjedhjet, t’i krijojnë shtetet totalitare dhe t’i vendosin kundërshtarët e tyre nëpër kampe të përqendrimit. Por kundërshtimi i demagogëve populistë qëkur shfaqen, nuk është gjë e mjaftueshme. Duhet që t’i kuptojmë gjithashtu kushtet që e lejojnë lulëzimin e një specieje të tillë politikanësh.
Kur grupet e mëdha në shoqëri kanë përfaqësim adekuat nëpërmjet politikave elektorale dhe institucioneve si unionet tregtare, organizatat fetare dhe grupet e komunitetit, demagogët populistë rrallëherë gjejnë mbështetje domethënëse të publikut. Ndodh vetëm atëherë kur grupe të mëdha në një qytet, shtet, krahinë apo vend të caktuar ndihen të përjashtuara apo të anashkaluara nga liderët konvencionalë që ata të joshen për t’iu drejtuar të jashtmëve pompozë, të cilët pretendojnë se i përfaqësojnë, ani pse rëndom e përfaqësojnë vetëm veten.
Edhe Një urim optimistiMjerisht, derisa pasuria dhe statusi po bëhen përherë e më të përqendruara në shoqëritë moderne perëndimore, institucionet e ndërmjetme dhe komunitetet lokale janë kalbur, ndërsa partitë tradicionale politike janë tkurrur deri në pikën e të ngelurit në thjesht etiketa që miliarderët dhe të famshmit medialë mund t’i shfrytëzojnë lehtësisht. Kjo do të thotë se kushtet do të vazhdojnë të jenë të pjekura për përherë e më shumë Berlusconë dhe për më shumë Trumpë.
(Michael Lind është profesor i Praktikave në shkollën “Lyndon B. Johnson” për Marrëdhënie Publike në Universitetin e Texasit në Austin dhe autor i librit “The New Class War: Saving Democracy from the Managerial Elite”. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin e gazetarisë ndërkombëtare, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)