Vështrime

Katër sfidat kufitare Kosovë-Serbi

Etnocentrizmi, demokracia, NATO dhe BRICS - vijat e fërkimit mes Kosovës dhe Serbisë që pengojnë fundin e konfliktit në këtë çerek të shekullit XXI e që lehtë mund të kalojnë në çerekun e dytë të këtij shekulli

Konflikti Kosovë-Serbi është i papërfunduar në shekullin XX dhe tashmë po e konsumon edhe çerekun e shekullit XXI. Në këtë çerek të këtij shekulli janë bërë përpjekje të ndryshme, në masë të madhe të pasuksesshme për ta zgjidhur këtë konflikt. Po sugjeroj që këtë konflikt ta shikojmë prej sfidave kufitare Kosovë-Serbi, por pak më ndryshe, duke marrë të mirëqenë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është legalisht i përcaktuar që nga fundi i LDB-së dhe ka marrë dimensionin e vet të njohjes ndërkombëtare që nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së e deri te njohja e Pavarësisë së Kosovës nga një numër i madh shtetesh (përfshirë shumicën e vendeve të NATO-s e BE-së). Pra, ndonëse vija kufitare është e mirëqenë, problemi qëndron te sfidat konceptuale që cilësohen nga ajo vijë ndarëse dhe që si të tilla mund të hyjnë në çerekun e dytë të shekullit XXI. Ndonëse lista është më e gjatë, ja katër:

1. Vija ndarëse e serbizmit