Vështrime

Çfarë nëse...

Thonë se dhimbja është një nga motivuesit kryesorë për të shkruar. Nga dhimbja e humbjes së familjes (dhe shpresës) Viktor Frankl shkroi librin “Në kërkim të kuptimit” vetëm nëntë ditë pas lirimit nga kampi i përqendrimit. Kështu u ndjeva sot: dhimbje e madhe. Edhe pse nuk kisha në plan të shkruaja për tragjedinë e Beogradit, isha i paaftë të mendoja për diçka tjetër. Për dy minuta u shuan tetë fëmijë. Tetë fëmijë të bukur dhe të pafajshëm: shtatë vajza dhe një djalë. Tetë jetë të pajetuara, tetë rrëfime të patreguara. Tetë fëmijë të cilët asnjëherë nuk do të përjetojnë maturën, diplomimin apo martesën.

Arsyeja përse nuk mund të ndalem së menduari për shuarjen e tetë fëmijëve në Beograd, është sepse jam i frikësuar për fëmijët këtu në Prishtinë. Kjo çfarë ka ndodhur në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë. Koha e kufizuar që prindërit shpenzojnë me fëmijët dhe bullizmi në shkolla kanë krijuar një mjedis të pashëndetshëm për fëmijët. Në kohën e teknologjisë, të rrjeteve sociale dhe telefonave mobilë na duhet më shumë kohë, vëmendje, dashuri për fëmijët

Thonë se dhimbja është një nga motivuesit kryesorë për të shkruar. Nga dhimbja e humbjes së familjes (dhe shpresës) Viktor Frankl shkroi librin “Në kërkim të kuptimit” vetëm nëntë ditë pas lirimit nga kampi i përqendrimit. Kështu u ndjeva sot: dhimbje e madhe. Edhe pse nuk kisha në plan të shkruaja për tragjedinë e Beogradit, isha i paaftë të mendoja për diçka tjetër. Për dy minuta u shuan tetë fëmijë. Tetë fëmijë të bukur dhe të pafajshëm: shtatë vajza dhe një djalë. Tetë jetë të pajetuara, tetë rrëfime të patreguara. Tetë fëmijë të cilët asnjëherë nuk do të përjetojnë maturën, diplomimin apo martesën.

Vazhdoj të rindërtoj më vete se çfarë kanë menduar këta tetë fëmijë në ato momente të fundit të zeza? Çfarë ka menduar viktima e parë? Ajo së bashku me shoqen e saj ishte ulur në tavolinën e kujdestarisë në hyrje të shkollës: për çfarë kanë folur në momentet e fundit? Kur ka parë vrasjen e shoqeve të saj çfarë ka menduar viktima e tretë – vajza e cila në hollin e shkollës ishte ulur pranë pianos? Dhe derisa vdekja ishte duke ardhur nga korridori i shkollës drejt klasës së historisë, çfarë kanë menduar katër fëmijë të tjerë të cilët së shpejti do të vriteshin? A kanë tentuar të ikin? A kanë pasur frikë? Po çfarë ka menduar në ato momente vrasësi: fëmijë 13-vjeçar? Ai ishte fëmijë i shkëlqyer, por i bullizuar. Ka kërkuar të transferohet në paralelen tjetër për shkak të bullizimit. Çfarë e ka shtyrë të bëjë këtë? A ka folur me dikë për shqetësimet që ka pasur? A e kanë dëgjuar?