Vështrime

Kosova ecën drejt thyerjeve

Ai që quhej “dialog teknik mes dy shteteve” është në fakt negociatë politike, njëri prej objektivave të së cilës është që me pëlqimin e Kosovës zyrtare të vendoset suspendimi legjitim i rendit juridik në një pjesë të Kosovës, apo për një pjesë të qytetarëve të saj, dhe vendosja e një rendi tjetër juridik, si produkt i një marrëveshjeje politike dhe i varur nga ajo marrëveshje politike

6.

Nga aspekti i Beogradit negociatat e Brukselit janë pjesë e një politike të jashtme konsistente, që në kushte krejtësisht të pavolitshme për të e sponsorizuar nga fuqitë perëndi- more) ka mbajtur të hapur frontin e Kosovës, duke shënuar njëkohësisht përparim në marrëdhënie me Brukselin. Beogradit i është bërë e ditur, me gjysmë zëri nga disa shtete perëndimore, se do të vijë dita kur duhet të zgjedhë mes Brukselit e Kosovës, dhe përgjigjja e tyre ka qenë se do të kenë një politikë ku nuk do ta ndajnë Kosovën prej Brukselit, si objektiva të tyre. “Edhe Kosova, edhe integrimet”, është një qëndrim i Beogradit zyrtar, i cili nuk po shkon nga dobësimi, por po shkon nga riinterpretimi.