Vështrime

Simpati për Gjermaninë

Por së pari, ju duhet të zgjidhni një dilemë vendimtare politike: A dëshironi që Gjermania të ruajë sovranitetin politik dhe fiskal? Nëse po, modeli juaj i ri nuk do të funksionojë kurrë brenda kësaj eurozonës sonë. Nëse nuk doni të ktheheni te marka gjermane, keni nevojë për një model të ngulitur brenda një federate evropiane të plotë dhe demokratike. Çdo gjë tjetër do të vazhdojë “Gënjeshtrën e Madhe” me të cilën tani po pajtoheni në dhimbje

Nuk është kurrë e lehtë të zgjohesh me lajmin se modeli i biznesit të vendit tënd është shkatërruar. Është e vështirë ta pranosh të dukshmen: që udhëheqësit tuaj politikë ose ishin mashtruar ose ju kishin gënjyer kur ju siguruan për dekada se standardet tuaja të jetesës së fituar me vështirësi ishin të sigurta. Që e ardhmja juaj e afërt tani mbështetet në mirësinë e të huajve, të vendosur për t’ju shtypur. Se Bashkimi Evropian, tek i cili kishit besuar, ishte përfshirë në një ushtrim të përhershëm fshehjeje. Që partnerët tuaj të BE-së, të cilëve ju tani po u bëni thirrje për ndihmë, t’ju shikojnë si kryeneç, ardhja e të cilit është vonuar prej kohësh. Që elitat ekonomike në vendin tuaj dhe më gjerë po kërkojnë mënyra të reja për të siguruar që vendi juaj të mbetet i bllokuar. Se ju duhet të duroni ndryshime masive, të dhimbshme për të siguruar që asgjë të mos ndryshojë.

Grekët e dinë këtë ndjenjë. Ne e përjetuam atë në kockat tona në fillim të vitit 2010. Sot janë gjermanët ata që po përballen me një mur mospërfilljeje, antipatie, madje edhe talljeje. Sado ironike të duket, asnjë evropian nuk është më i pozicionuar se grekët për të kuptuar se gjermanët meritojnë më mirë; se gjendja e tyre e tanishme është rezultat i dështimit tonë kolektiv evropian; dhe se askush – më pak nga të gjithë grekët e shumëvuajtur, italianët e jugut, spanjollët dhe portugezët– nuk përfiton nga “schadenfreude”.