OpEd

Kina la shenjë më 2021, është nikoqire e Olimpiadës më 2022

“Dhe unë mendoj se nëse ata nuk ishin të bindur më parë, të gjithë janë të bindur tani se të paktën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme për marrëdhëniet SHBA-Kinë, perspektiva është pesimiste. Të dyja palët, ndërkohë që po godasin me snajper njëra-tjetrën, në thelb po përpiqen që marrëdhënia të mos përkeqësohet dhe ky është bërë qëllimi - qëllimi nuk është të përmirësohen marrëdhëniet, por të mos përkeqësohet”, shkruan Mortisugu, drejtor i AP-së për Kinën

Kina ishte një nga historitë më të mëdha të vitit 2021 – nga planet e saj për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore të 2022-s, pavarësisht kritikave për të dhënat e saj të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang, Tibet dhe Hong-Kong, deri te pyetjet se si do të përdorte fuqinë e saj ekonomike në një botë të ekuilibruar delikate. Për të mos përmendur çështjen gjithmonë relevante se si ajo merret me Shtetet e Bashkuara të Amerikës - këtë vit, nën presidentin e ri, Joe Biden.

Në vitin 2021, Partia Komuniste në pushtet e rishikoi zyrtarisht historinë për herë të tretë në ekzistencën e saj, duke e ngritur liderin Xi Jinping në një nivel krahas vetëm me Mao Ce Dunin, themeluesi i republikës popullore, dhe arkitektit të “reformës dhe hapjes”, Deng Xiaoping. Kjo ia mundëson të qëndrojë në pushtet edhe më gjatë – por a e nderon politikisht dhe a e bën të paqortueshëm?

Këtu, gazetari i Associated Press, Ken Mortisugu, i cili mbikëqyri zhvillimet e Kinës më 2021, peshon mbi atë që ka parë gjatë vitit të kaluar dhe atë që mund të ketë përpara.

“Ky vit ka qenë sigurisht sfidues për Kinën në shumë mënyra. Ndërkombëtarisht, erdhi presidenti i ri në Amerikë që e pasoi Donald Trumpin, i cili i kishte shkaktuar shumë kokëçarje Kinës. Dhe kishte disa shpresa se Bideni mund të sillte një qasje më miqësore ndaj Kinës. Kjo nuk është konkretizuar realisht. Bideni ka qëndruar në shumë nga pozicionet e ashpra që Trumpit mbajti ndaj Kinës. Dhe padyshim, marrëdhënia është ndryshuar pak, por nuk është përmirësuar. Ndoshta është përkeqësuar në disa mënyra. Dhe unë mendoj se nëse ata nuk ishin të bindur më parë, të gjithë janë të bindur tani se të paktën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme për marrëdhëniet SHBA-Kinë, perspektiva është pesimiste. Të dyja palët, ndërkohë që po godasin me snajper njëra-tjetrën, në thelb po përpiqen që marrëdhënia të mos përkeqësohet dhe ky është bërë qëllimi - qëllimi nuk është të përmirësohen marrëdhëniet, por të mos përkeqësohet”, shkruan Mortisugu, drejtor i AP-së për Kinën.

Ai më tej vlerëson se kohët e fundit, Xi dhe Biden patën një bisedë relativisht miqësore. Ata shmangën disa nga retorikat më të mprehta. Dhe kjo u pa si një fitore.

“Por, unë mendoj se bazat nuk kanë ndryshuar. Dhe ne mund të shohim tani me polemikat e fundit mbi tenisten kineze, Peng Shuai, e cila u zhduk dhe në thelb iu ndalua të fliste pasi ajo bëri një akuzë për sulm seksual kundër një ish-zyrtari të lartë në Kinë, dhe nxiti reagimin në SHBA dhe në Perëndim për këtë. Dhe pastaj edhe tani me afrimin e Olimpiadës, u rrit presioni i vazhdueshëm mbi Kinën mbi të drejtat e njeriut në Tibet, në rajonin e tij Xinjiang. Këto gjëra vazhdojnë të shfaqen dhe çojnë poshtë të gjitha përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve”, shkruan ai.

Në të njëjtën kohë, brenda vendit, Kina ka shumë çështje me të cilat do të përballet në të ardhmen. Partia Komuniste nën Xi Jinpingun, po përpiqet të rrisë kontrollin e saj mbi ekonominë dhe është legjitimisht e shqetësuar për disa nga ekseset në tregun e pasurive të paluajtshme, disa nga spekulimet që kanë ndodhur dhe është përpjekur të frenojë huadhënien e tepërt në atë treg. Në të njëjtën kohë, është përpjekur gjithashtu të sjellë disa nga industria e teknologjisë më shumë nën kontrollin e saj, vlerëson Mortisugu. Së bashku ato patën një ndikim negativ në ekonomi.

“Unë mendoj se konsumatorët janë të shqetësuar. Njerëzit nuk po shpenzojnë aq lirshëm edhe nëse kanë para për të shpenzuar. Dhe kështu është ky akt balancues me të cilin përballet partia, ndërsa përpiqet të kontrollojë më shumë ekonominë, por gjithashtu rrezikon të minojë rritjen ekonomike, e cila është thelbësore për çdo vend, por për Kinën në veçanti”, thekson ai.

Ideja është të sigurohet që partia të mbetet në pushtet. Një pjesë e kësaj ka qenë ndërtimi i Xisë si një udhëheqës i fortë dhe i fuqishëm, dikush që do të qëndrojë në detyrë më gjatë se dy paraardhësit e tij, të cilët qëndruan për 10 vjet apo më shumë. Xi ka të ngjarë që të zgjidhet për një mandat të tretë pesëvjeçar si lider i partisë, gjë që më pas do të çonte në atë që ai të bëhej përsëri president i Kinës për pesë vjet të tjerë. Sigurisht që ka njerëz që mendojnë se ai mund të parashikojë të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën e tij.

“Por, këtë vit ishte 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste dhe partia e Xi e kishin përdorur këtë për të ndërtuar imazhin e partisë dhe Xisë si lideri i pazëvendësueshëm i partisë në këtë moment”, thotë Mortisugu.

Për çdo vend, një Olimpiadë e dytë nuk është kurrë aq e bujshme sa Olimpiada e parë.

“Dua të them, mendoj se Olimpiada e parë ka qenë e rëndësishme, pavarësisht nëse është fjala për Kinën, Korenë e Jugut apo Japoninë pas Luftës së Dytë Botërore, kjo sinjalizon një arritje në skenën botërore që ju keni zhvilluar në nivelin e një vendi që është në gjendje të presë me sukses një Olimpiadë”, shton ai. “Dhe kjo ju jep një mundësi për t’i treguar se çfarë keni bërë pjesës tjetër të botës. Mendoj se Pekini me siguri përdori Lojërat Olimpike të 2008-s për ta bërë këtë. Faktori tjetër që nga viti 2008, dhe më pas, duke filluar menjëherë pas kësaj, është kur Kina mori këtë kthesë drejt kthimit të një pjese të hapjes që kishte ndodhur në dy dekadat e mëparshme. Në thelb, partia vendosi se njerëzit duhet të mbanin kontrollin e shoqërisë dhe vendit, njerëzve dhe ekonomisë në një mënyrë më të rreptë, në mënyrë që të ruanin pushtetin e saj”.

Analizë e “Associated Press”