Vështrime

Të barabartë në pabarazi

1.

Mirë se vini në “Open Balkan”, por ndërroni targat e veturës suaj

1.

E kam të qartë se çka heqin në këtë moment shoferët nga Serbia që hyjnë në Kosovë me veturat e tyre. Sado ta kenë matur rrugën në Google maps, do t’ju dalë së paku gjysmë ore ose më shumë më e gjatë. Do të ndalen në kufi - pas njëzet e dy vjetësh përsëritjeje propagandistike se është një “vijë administrative”, emër gjenerik për “kufi”- dhe do të detyrohen që targat e veta t’i heqin e në xham të veturës të vendosin targa të përkohshme, pasi të kenë paguar për to pesë euro.