Vështrime

Tre shokët e banakut dhe një utopi

1.

Letra e sekretarit Blinken disa ditë para vdekjes së gjeneralit Divjak hap pyetje se a është normaliteti i një shteti qytetar evropian utopi?

1.

Jam në një bar gjysmë të errët të një hoteli në Gjenevë, është viti 1993 apo 1994 dhe në banak me mua janë një këngëtar, një konstitucionalist dhe një gjeneral, që të tre boshnjakë - ashtu siç i kam quajtur prej fëmijërisë njerëzit që vinin nga Bosnja e Hercegovina. Këngëtari është Kemal Monteno, një figurë e dashur gjithandej ish-Jugosllavisë, konstitucionalisti është dr.Zdravko Grebo, një intelektual po ashtu me emër të madh dhe gjenerali është Jovo Divjak, komandanti i mbrojtjes së Sarajevës.