Vështrime

Sikur të pyetej BE-ja, Kosova nuk do të duhej të kishte ambasadë në asnjë shtet

Një diplomat i Bashkimit Evropian, i cili ka shërbyer në delegacionin e BE-së në një vend të Afrikës së Veriut, para disa vjetësh tregonte në një takim miqsh se si ishte gjetur në siklet kur një zyrtar i atij shteti e kishte pyetur se cili ishte qëndrimi i BE-së për statusin e Kosovës. Ai zyrtar i kishte thënë se shtetet si Franca dhe disa vende të tjera po sugjerojnë që të njihet pavarësia e Kosovës, por nga Spanja, jo.

Ndoshta tingëllon ironike, por sikur të pyetej formalisht Bashkimi Evropian, Kosova nuk do të duhej të kishte ambasadë në asnjë shtet. Sepse për BE-në Kosova nuk është shtet. E vetëm shtetet mund të kenë ambasada. Është e kuptueshme që BE-ja shpreh qëndrimin e vet për statusin e Jerusalemit. Por është i ekzagjeruar sulmi verbal ndaj Kosovës, ku janë bërë bashkë BE-ja, Turqia, Liga Arabe e Rusia për shkak të hapjes së Ambasadës në Jerusalem. Për habi, BE-së më pak i pengon lojaliteti i plotë i Serbisë ndaj Rusinë, sesa i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Një diplomat i Bashkimit Evropian, i cili ka shërbyer në delegacionin e BE-së në një vend të Afrikës së Veriut, para disa vjetësh tregonte në një takim miqsh se si ishte gjetur në siklet kur një zyrtar i atij shteti e kishte pyetur se cili ishte qëndrimi i BE-së për statusin e Kosovës. Ai zyrtar i kishte thënë se shtetet si Franca dhe disa vende të tjera po sugjerojnë që të njihet pavarësia e Kosovës, por nga Spanja, jo.

Pasi “linja” e BE-së ishte se “BE-ja është neutrale ndaj statusit”, ai, zyrtarit të vendit mikpritës, me detyrë zyrtare, ia ka përcjellë qëndrimin se nuk ka qëndrim. Prej atëherë e deri sot, ai shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.