Vështrime

Jeta me D-në e madhe

1.

Do mbajtur mend mirë këtë ditë të përuljes që i është nënshtruar qytetari i Kosovës nga shteti i vet. Jo për të vajtuar për fatin e vet, por për të mos lejuar asnjëherë tjetër të mbërrijë në këtë pikë

1.

E fillova ditën në kafe me një mik të vjetër dhe një pyetje që më brofi e që nuk besova se më doli. Pyetëm njëri-tjetrin për shëndetin - ai e ka kaluar COVID-19 para disa muajsh dhe qe i pari që ma shtroi pyetjen rreth gjendjes sime, ende të testuar negative karshi virusit.