Vështrime

Katër mënyra se si Bideni mund ta fuqizojë ekonominë globale

Administrata e Bidenit duhet të marrë qasje të kundërt, duke punuar me vendet e tjera për të siguruar fitore për qeveritë dhe njerëzit anekënd botës. Bideni tashmë ka premtuar se në ditën e parë në zyrë administrata e tij do të ndërmarrë hapat finalë që do t’i japin shtyrje menjëherë ekonomisë globale: duke iu rikthyer Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Duke e bërë këtë, SHBA-ja do të përkushtohet jo vetëm që t’i përmbushë caqet specifike për zvogëlimin e emetimit të gazrave, por edhe sigurimit të ndihmës financiare për vendet e prekura në zhvillim

Më 6 janar, kur turma e mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump, depërtoi në Capitol me lehtësinë shokuese, pritshmëritë veçse të ulëta të botës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u venitën. Dhe, megjithëkëtë, kur vjen puna tek ekonomia globale, ekzistojnë hapa të menjëhershëm që presidenti i zgjedhur, Joe Biden, mund t’i ndërmarrë për ta fuqizuar të ardhmen e botës – dhe veçmas, ekonomive në zhvillim.

Sa për siguri, kufijtë e udhëheqjes globale amerikane janë domethënës. Pas presidencës së Trumpit, edhe aleatët më të afërt të Amerikës ushqejnë dyshime serioze për qëndrueshmërinë dhe vlerat, si dhe për efikasitetin e Qeverisë së saj.