Vështrime

Kumari i Evropës me Kinën

Në cilindo rast, as dëshira e SHBA-së për ta ndjekur një front të përbashkët karshi Kinës e as realiteti se CAI-ja do të ngecë në krijimin e një Kine më të lirë, më të orientuar kah tregu, nuk janë argumente valide kundër CAI-s dhe aranzhimeve të tjera të ngjashme tregtare dhe të investimit. Nuk do të duhej ta gjykonim CAI-n bazuar në atë nëse ajo ia mundëson Evropës të eksportojë sistemin dhe vlerat e saj. Duhet ta gjykojmë bazuar në atë nëse i lejon Evropës që të mbetet e përnjëmendtë kundruall vetvetes

Kur 2020-a po mbaronte, Bashkimi Evropian dhe Kina shpallën kompletimin e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse për Investime (CAI) midis dy gjigantëve ekonomikë.