Vështrime

Kosova, me shpejtim drejt Vetëvendosjes

Duke mundur së bashku edhe partinë e Isa Mustafës, edhe PDK-në, liderët e së cilës gjenden në Hagë, Albin Kurti dhe kandidati i tij Shpejtim Bulliqi nuk kanë fituar një komunë. Ata mposhtën tok kastën e vjetër, u dhanë dërrmën, në bastionin e tyre, sharlatanëve politikë të tipit Agim Veliu, zhvlerësuan me përbuzje manovrat meskine të Isa Mustafës dhe i hoqën tullën e fundit një qeverie që qëndron në detyrë kot së koti, pa mbështetje popullore

Ajo që ka ndodhur këtë të diel në Podujevë e kapërcen cakun e një palë zgjedhjeve të parakohshme lokale. Duke mundur së bashku edhe partinë e Isa Mustafës, edhe PDK-në, liderët e së cilës gjenden në Hagë, Albin Kurti dhe kandidati i tij Shpejtim Bulliqi nuk kanë fituar një komunë. Ata mposhtën tok kastën e vjetër, u dhanë dërrmën, në bastionin e tyre, sharlatanëve politikë të tipit Agim Veliu, zhvlerësuan me përbuzje manovrat meskine të Isa Mustafës dhe i hoqën tullën e fundit një qeverie që qëndron në detyrë kot së koti, pa mbështetje popullore.