Vështrime

Zoti Lajçak, nuk jeni avokat i Serbisë, por ndërmjetësues i BE-së...

Së fundi autoritetet kosovare nuk i kanë dhënë leje presidentit të Serbisë për të vizituar Kosovën. Bashkë me Aleksandar Vuçiqin në Kosovë do të qëndronin edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Beogradit. Tani i dërguari i BE-së për «dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës», diplomati sllovak Mirosllav Lajçak, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës një letër përmes së cilës ankohet se ndalimi i vizitës së delegacionit serb shkel lirinë e lëvizjes, shkel marrëveshjet dhe mund të shkaktojë tensione në terren. Zoti Lajçak me sa duket i humb nervat vetëm kur është në pyetje presidenti serb dhe Serbia zyrtare. Rrjedhimisht, Lajçak sillet si avokat i Beogradit dhe jo si ndërmjetësues i BE-së, pra i 27 shteteve, mes tyre janë 22 që e kanë pranuar Kosovën si shtet.

...andaj silluni si i tillë. Ju i humbni nervat kur nuk i lejohet vizita presidentit serb në Kosovë, ndërsa heshtni kur në Serbi zbulohet edhe një varr masiv me shqiptarë dhe kur zyrtarët e lartë të Beogradit kërcënojnë serbët që bashkëpunojnë me drejtësinë. Heshtja juaj ndaj Beogradit, zoti Lajçak, e dëmton rëndë kredibilitetin tuaj, rrjedhimisht edhe gjasat për marrëveshje mes dy palëve.

Së fundi autoritetet kosovare nuk i kanë dhënë leje presidentit të Serbisë për të vizituar Kosovën. Bashkë me Aleksandar Vuçiqin në Kosovë do të qëndronin edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Beogradit. Tani i dërguari i BE-së për «dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës», diplomati sllovak Mirosllav Lajçak, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës një letër përmes së cilës ankohet se ndalimi i vizitës së delegacionit serb shkel lirinë e lëvizjes, shkel marrëveshjet dhe mund të shkaktojë tensione në terren. Zoti Lajçak me sa duket i humb nervat vetëm kur është në pyetje presidenti serb dhe Serbia zyrtare. Rrjedhimisht, Lajçak sillet si avokat i Beogradit dhe jo si ndërmjetësues i BE-së, pra i 27 shteteve, mes tyre janë 22 që e kanë pranuar Kosovën si shtet.

Ndaj provokimeve të njëpasnjëshme të palës serbe kundër Kosovës, Lajçak sillet si i shurdhër. Ose bëhet si i tillë. Sepse Beogradin nuk duhet ngacmuar. Kësisoj, Lajçak nuk e pa të nevojshme të protestojë kur para disa javësh ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq (tani kryetar i Kuvendit të Serbisë) në një emision televiziv hapur, publikisht, kërcënoi serbët që po tregojnë se ku gjenden varrezave masive me shqiptarë në territorin e Serbisë. Daçiq bënte thirrje hapur për sabotim të drejtësisë. Indirekt i shpallte tradhtarë ata qytetarë që duan t’i ndihmojnë drejtësisë.