Vështrime

Komedia hyjnore

Në njërën nga debatet e shumta politike televizive mbrëmë, ku kryetari i NISMËS, z. Fatmir Limaj, ishte mysafir, ai kërkoi që të mos ngutej për ndonjë etiketim partiak në lidhje me këtë rast, sepse, thjesht, mund të bëhej fjalë për ndonjë gabim teknik gjatë transferit të mjeteve. Po, zotëri, gabimet teknike ndodhin me 4 transfere të ndryshme tek i njëjti përfitues, dhe ata të cilët i kanë bërë këto transfere largohen dhe ikin nga shteti. Aspak nuk kemi nevojë të ngutemi në konkluzione për t'ua veshur këtyre personave se bëhet fjalë për vjedhje. Është më mirë t’i presim derisa kallëzimi penal ndaj veprës së tyre të vjetërsohet si lëndë gjyqësore dhe pastaj ata le të kthehen edhe le të konkurrojnë të zgjidhen edhe deputetë, po deshe në partinë tënde. I kemi parë të gjitha këto më parë

Jo nuk do ta bëj kritikën letrare të veprës më të njohur të literaturës italiane nga autori Dante Aleghieri në ditarin tim. Mirëpo huazimi i titullit nga ajo vepër e literaturës së kohës së mesjetës ishte adekuat për shënimet diplomatike në ditarin tim të radhës.