Vështrime

Çmimi që paguan Kosova

Po shihet suksesi i madh i delegacionit kosovar në Washington: pas kthimit në Prishtinë, Kosova e vogël, e varfër dhe e pafuqishme - falë paaftësisë së klasës së korruptuar politike - është bërë “top loje” në fushatën elektorale amerikane. Ithtarët e Donald Trumpit po përpiqen që “marrëveshjen” e nënshkruar ta komercializojnë për beteja të ndyra elektorale duke brohoritur: Joe Bideni e ka bombarduar Beogradin, ndërsa Trumpi po e sjell normalizimin. Kështu, për herë të parë pas 20 vitesh, qarqe republikane po përpiqen ta delegjitimojnë çlirimin e Kosovës nga Amerika më 1999. Një përshkrim në 10 pika i diplomacisë boshe.

Në aleancë me propagandistët (para)politikë lokalë, Richard Grenelli ndikoi që: