Vështrime

Të pagjetur, por jo të harruar

Të pagjetur, por jo të harruar

Për të nëntën herë, sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kjo është një ditë kur njerëzit në të gjithë botën duhet të ndalen dhe të mendojnë për ata që janë të pagjetur.

Të humbasësh ndonjë të dashur është e dhimbshme. Por, të humbasësh një të dashur dhe të mos e dish kurrë fatin ose vendin e prehjes së tij ta djegë zemrën. Ky është realiteti i mbushur plot me vrer për shumë familje në mbarë Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada.