Ju drejtohem lidhur me kroniken e emituar ne lajmet qendrore te KTV-se, si dhe tekstin e botuar në portalin KOHA.net, autor i se ciles eshte gazetari Besnik Krasniqi.
Ne artikullin nga z. Krasniqi si dhe kroniken e emituar ne KTV, eshte konstatuar ne menyre arbitrare se gradimi im eshte i kunderligjshem, ndonese autori vet i referohet bazes ligjore te cilin e ka ne Vendim dhe rekomandimit qe kam marre nga Komisioni per Grada dhe Disipline - ne vitin 2018.
Gradimi i diplomatëve bëhet sipas nje rekomandimi te Komisonit per Grada dhe Discipline. Ju rikujtoj se ne asnje akt ligjor, nuk kerkohet qe per ngritje ne Grade, te kerkohet perseri rekomandimi per Graden e njejte. Rekomandimi per gradim behet vetem nje here, dhe nuk perseritet. Rrjedhimisht, rekomandimi i dates 2018 eshte valid edhe sot, ndersa MPJD-se i jane dashur 2 vite qe te implemetnoje ate qe e rekomadon organi i vet.
Unë bej pjese ne gjeneraten e pare te diplomateve kosovar, qe nga periudha e post-pavaresise. Gjate karrieries sime diplomatike, qe nga viti 2009, jam graduar vetem nje here - ne vitin 2014, perseri sipas rekomandit te Komisionit per Grada dhe Disipline.
Ne vitin 2018 kam aplikuar perseri per gradim, ku Komisioni per Grada dhe Disipline me ka rekomanduar ne baze te vleresimit te punes, por qe kjo grade nuk me eshte konfirmuar per dy vite me radhe.
Nuk eshte e imja te gjykoj vonesen e MPJD, por e konfirmoj me pergjegjesi te plote morale e juridike se ngritja ne Grade eshte ne perputhje dhe ne perpikmeri te plote me te gjitha aktet ligjore.
Baza ligjore e vendimit te MPJD-se per ngritje ne Grade eshte ne Ligjin per Sherbimin e Jashtem, respektivisht neni 28, paragrafi 2 sakteson se Komisioni per Grada dhe Disipline jep rekomandim per ngritje ne Grade [...], ndersa neni 21, paragrafi 1 sakteson se Ministri/ja jep Graden, ne perputhje me procedurat ligjore te percaktuara ne legjislacionin perkates.
Gjithashtu, vlene te theksohet se pergjigja ne kerkese nuk eshte refuzuar (sic esht eprezantuar ne lajme), por eshte derguar ne ora 20:12, ne te njejten dite kur edhe eshte pranuar kerkesa. Ju rikujtoj se sipas Vendimeve te fundit te Qeverise, MPJD eshte duke funksionuar me staf te reduktuar, cka dhe pamundeso reagimin brenda kohes se deshiruar nga gazetari Krasniqi. Rrjedhimisht konsideroj se nuk eshte zbatuar Neni 6, i Kodit te Etikes per Ofruesit e Sherbieve Mediale ne Republiken e Kosoves.
Publikimi i gazetarit Krasniqi ka shkaktuar deme personale dhe profesiona si nje diplomate ne ngritje te karrieres time. Gjithe karrieren kam qene dhe mbetem e perkushtuar ne respektimin e rendit te ligjit.
Ju lutem per konsiderate te reagimit tim dhe te rivleresohet bazueshmeria e artikullit te Gazetarit Besnik Krasniqi, e njekohesisht te me ofrohet mundesia mediatike per mbrojtjen e integritetit tim.
Me respekt,
Valeza Oruci