Vështrime

Instrumentalizimi i njё aktakuze

Po tё pёrpiqemi tё shohim ҫfarё fshihet poshtё maskёs së “patriotit” tё prekur e tё indinjuar, rezulton se reagimi i Hashim Thaҫit dhe Edi Ramёs ndaj veprimit tё Prokurorit Special ёshtё fund e krye instrumental

Para pak ditёsh, zyra e Prokurorit tё Specializuar njoftoi se ka ngritur akuzё pёr krime lufte dhe kundёr njerёzimit ndaj presidentit tё Kosovёs, Hashim Thaҫi, dhe kryetarit tё PDK-sё, Kadri Veseli. Theksohet se nxjerrja e kёtij njoftimi, pa konfirmimin zyrtar tё aktakuzёs, lidhet me pёrpjekjet e pёrsёritura tё Thaҫit dhe Veselit pёr pengimin dhe sabotimin e punёs sё Gjykatёs sё Specializuar, pёrfshirё fushatёn pёr shfuqizimin e saj, si dhe me orvatjet e tyre pёr t’iu shmangur drejtёsisё.

Reagimi i institucioneve shtetёrore, i subjekteve politike, medias dhe shoqёrisё civile, me pёrjashtim tё njё numri tё kufizuar intelektualёsh, si Veton Surroi, Behlul Beqaj, Fatos Lubonja e ndonjё tjetёr, pёrgjithёsisht, ishte emocional, nё frymё patetiko-patriotike. Nё emisionet televizive, kushtuar kёsaj teme, politikanё, diplomatё, studiues dhe analistё, pa u marrё fare me pёrmbajtjen e akuzёs sё Gjykatёs Speciale, por duke iu referuar, kryesisht, raportit tё Dik Martit, u vunё nё garё me njёri-tjetrin, kush e kush t’i thurё mё shumё lavdi Hashim Thaҫit, pёr tё pёrfunduar nё gjetjen e “argumenteve”, nё favor tё tezёs “kur themi UҪK nёnkuptojmё Thaҫin, kur themi Thaҫi nёnkuptojmё Kosovёn”. Gjykata Speciale, e miratuar me 2/3 e votave tё Kuvendit tё Kosovёs, u vu nё shёnjestёr si gjykatё politike dhe antishqiptare.