Vështrime

Brezi i replikës

Ditarin do ta përmbyll me kabllogramin, i cili arriti atje nga mëmëdheu, ku kryeministri i tij, Edi Rama, tash edhe vend kryesues i OSCE-së në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, nuk dërgon ndonjë letër proteste për ndriçimin e këtij akti makabër, i cili ishte edhe katalizator i intervenimit ushtarak të NATO-s ndaj forcave serbe, por ai e ndriçon faktin se paska ngritur padi kundër kryeministrit në detyrë në Kosovë, Ramush Haradinaj

Muajin janar e njohim si një muaj të gjatë të vitit. Në aspektin psikologjik është pothuajse dyfish më i gjatë sesa muajt e tjerë kalendarikë. Fundviti, festat, shpenzimet e shumta, dhuratat, dhe paga e janarit për ata të cilët janë fatlum që ta marrin pasi që janë në një marrëdhënie pune disi duket aq e largët, përderisa ditët mundohen që t’i shtynë disi. E si për inat, sigurisht se në janar të bie edhe ndonjë pagesë ashtu më e madhe, siç janë sigurimi i veturës, regjistrimi i saj, ndonjë këst kredie bankare, përfundimi i pushimit të gjysmëvjetorit të fëmijëve nga shkolla etj. Të gjitha këto e bëjnë perceptimin e asaj se janari zgjat dyfish më gjatë se cilido muaj tjetër. Kjo e bën psikiken e njeriut të ketë një ngarkesë më të shtuar.