Vështrime

Dy germat që e ndajnë Albin Kurtin nga posti i kryeministrit

Nëse Kurti sot i thotë “po” LDK-së, ai do të jetë kryeministër i Kosovës. Nëse Kurti i thotë sot “po” LDK-së, askush nuk mund të garantojë se i propozuari i kësaj të fundit do të jetë president i Kosovës. 61 votat për kryeministër janë, 80 votat për president duhet edhe shumë përpjekje që të sigurohen. Çka po pritet?

ALBIN KURTI NUK ka qenë kurrë më afër ulëses së kryeministrit të Kosovës. Në fakt, s’ekziston as teorikisht një mundësi më e afërt – i nevojitet një sekondë, ose veç dy germa. Germa P dhe germa O.