Vështrime

1989-a dhe raporti transatlantik – të vetëkënaqur në krizë

Më 9 nëntor 1989 gjendesha në pjesën lindore të Murit të Berlinit në banesën e një pastori evangjelist kritik të Qeverisë. Kur ne u futëm në dhomën e ditës, pastori Rainer Eppelmann më tregoi mjetet e dëgjimit të Stasit dhe ma bëri me shenjë për te një vend më të sigurt – vitrinën e rrobave – për të diskutuar për atë se si gjatë vjeshtës së vitit 1989 mijëra njerëz kishin filluar që çdo të hënë të çdo jave kishin filluar të demonstrojnë në rrugët e Leipzigut, Dresdenit dhe shumë qytete të tjera gjermanolindore.

“Njerëzit kanë frikë”, më thoshte Eppelmann. Ata frikësoheshin që forcat e sigurisë së trupave ruse do të reagonin me forcë. Eppelmann, pastori i kishës samarite në Berlinin Lindor, shfrytëzonte hapësirat e shtetit diktatorial duke mbajtur shërbime të Zotit me muzikën amerikane blues – e cila gjithmonë ishte një forcë subversive – që tërhiqte masën rinore të njerëzve. Shumë vinin për të diskutuar për besimin e tyre, por edhe më shumë për të diskutuar për frikën e tyre.