Vështrime

Matthew Palmer - shkrimtari në Departamentin e Shtetit

Kush është Matthew Palmer, i ngarkuari i posaçëm amerikan për Ballkanin? Nga ai pritet ndihmë në zgjidhjen e çështjeve shumë të ndërlikuara në këtë rajon.

Si “Holbrookun e shekullit 21” e sheh revista beogradase "Vreme" (Koha) diplomatin amerikan Matthew Palmer. Gazeta kujton kështu ish-ndërmjetësuesin amerikan Richard Hollbrook, i cili me stilin e tij, kërcënimet me bomba dhe punën intensive ka arritur t'i bindë palët në Bosnjë-Hercegovinë që të arrijnë marrëveshje paqësore. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo e ka emëruar tani zëvendëssekretarin për Ballkan dhe Egje, si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, që paraqet më shumë se vetëm simbolikë. Menjëherë pas emërimit, Palmer ka vizituar pikat më nevralgjike në rajon, ku bëri të qartë se krahas BE-së, Rusisë, Kinës dhe Turqisë, edhe SHBA-ja do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në Ballkan. Nëse amerikanët do të marrin rolin udhëheqës, si dikur Holbrooke, mbetet të shihet. Por kjo me siguri që nuk mund të përjashtohet.