Vështrime

Kushti i mundësisë politike

Na thuhet se njerëzit në Kosovë janë shumë politikë dhe të politizuar, se e gjithë jeta shoqërore është e organizuar rreth debateve dhe diskutimeve për politikën. Por, çka nëse e kundërta është e vërtetë? Çka nëse diskutimet e pasionuara për politikën janë veçse formë e kompensimit për mungesën e jetës politike të vërtetë?

Si duhet kuptuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë? Kjo periudhë kohore, normalisht, është kohë për të ngritur disa pyetje dhe dilema për këtë proces, që jo pa të drejtë po konsiderohet si moment dhe mundësi historike për vendin.