TOP KOHA MUSIC

Kimbo: Depërtimi në muzikë nuk është i lehtë për artistët e rinj

Skenës muzikore shqiptare po i shtohen çdo herë e më shumë artistë të rinj, të cilët po sjellin projekte të zhanreve të ndryshme.

Muzika argëtuese është ajo që po dominon skenën, e gërshetuar me rep, hip-hop dhe rnb. Rep-skenës kosovare tash e dy vjet i është shtuar edhe Kimbo, këngëtari i cili së fundi lansoi bashkëpunimin me Bujakën dhe Zhitën. Projekti i tyre titullohet “Qa thom e boj”, raporton KOHA.

Për Shkelqim Hërticën fillimi i karrierës nuk ishte i lehtë, mungoi përkrahja nga artistët e tjerë. Shumat e parave ndikojn direkt nëse një artist I ri dëshiron të ketë sukses. Por kjo nuk e ndali Kimbon të punojë për ëndrën e tij.

Në një studio të vogël, në njërën nga lagjet e Fushë-Kosovës, Kimbo po sjell projekte të ndryshme, disa prej të cilave janë në përpunim e sipër. Por me “Qa thom e boj” ai synon depërtimin në estradë.