TOP KOHA MUSIC

“Karantina” dhe “Panda” dy projektet e reja të Ron Zaitit

Muzika argëtuese në Kosovë po sjell çdo herë e më shumë artistë të rinj. Njëri nga ta është edhe Ron Zaiti. I njohur për publikun si Ron, këngëtari ka sjell disa projekte.

Në Top Koha Music artisti ka treguar për dy projektet e tij të fundit të realizuara gjatë karantinës.

Projekti i parë titullohet “Karantina” dhe xhirimet e videos i ka bërë në shtëpi. “Karantina” si projekt muzikor karakterizohet edhe me humor.

Pas “Karantinës”, Roni solli edhe këngën e radhës të cilën e titulloi “Panda”. Videoklipi i kësaj kënge është i gjithi i realizuar me telefon.

Këtë javë në Top Koha numër një ishte bashkëpunimi mes çiftit Venera Lumani dhe Lind Islami-Larg.