Australianja Ariarne Titmus ka mposhtur amerikanen Katie Ledecky në finalen e 400 metra krol, duke e fituar të hënën të artën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Titmus përfundoi garën me kohë 3:58.69 minuta, duke lënë prapa amerikanen Ledecky për 0.67 sekonda që fitoi të argjendtën. Ledecky është rekordmene e botës në 400 metra krol, dhe po ashtu kishte fituar të artën në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në vitin 2016.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKinezja Li Bingjie fitoi medaljen e bronztë.
Në 4x100 metra krol në konkurrencë të meshkujve, stafeta e SHBA-së fitoi të artën, duke lënë prapa Italinë që fitoi të argjendtën dhe Australinë të bronztën.