Suedia dhe Kanadaja, kanë kërkuar nga organizatorët e Lojërave Olimpike që të ndërrohet koha e ndeshjes për medaljen e artë në turneun olimpik të futbollit në konkurrencën e femrave për shkak të nxehtësisë së madhe.
Finalja është e paraparë të luhet të premten prej orës 11:00 në stadiumin olimpik në Tokio, në të cilin po mbahen ngjarjet e atletikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperatura në atë kohë, pritet të shkojë mbi 30 gradë celsius. Këtë kërkesë, ekipet ia kanë bërë edhe FIFA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që ende nuk kanë kthyer një përgjigje përfundimtare.