Xhudistët kosovarë, Shpat Zeka, në Sportin Total të KTV-së, ka treguar emocionet e finales së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike në Tokio.
Zeka që vjen nga e njëjta skuadër me Distrinë thotë se nuk ka mundur t’i ndal lotët pas triumfit të saj në Tokio.
“Fitorja e Distrisë sigurisht që ka qenë shumë emocionuese. Momenti i finales ka qenë diçka e madhe dhe jam shumë i lumtur që ka arritur të fitoj atë. Ka qenë një moment i papërshkrueshëm momenti kur ka pranuar medaljen sigurisht që nga emocionet nuk kam mundur t’i ndali lotët. Ka qenë një moment që fal punës së madhe gjatë shumë viteve është arritur në këtë Olimpiadë”, deklaroi Zeka.
Artikuj të ngjashëm
-
Distria tregon pse iu gëzua më së shumti medaljes së fundit në Paris
-
Vlera shumë e madhe e medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit në Botëror
-
Kryemjeshtri Kuka tregon çka e vendosi finalen Krasniqi – Abe
-
Distria për KOHËN: E lumtur që fitova të artën në Evropian
-
Kuka pas së artës në Evropian: Distria po ecën sigurt drejt medaljes së tretë olimpike