Mundësi i Kosovës, Egzon Shala e ka mësuar kundërshtarin e parë në Lojërat Olimpike të Tokios pas tërheqjes së shortit.
Në xhiron e parë, Shala do të përballet me bjellorusin Dzianis Khramiankou.
E nëse kalon në xhiron e dytë, atëherë Shala do të përballet me fituesin e duelit mes gjeorgjianit Geno Petriashvili dhe rusit Sergei Kozyeev. Shala të mërkurën është vendosur në Fshatin Olimpik kurse garon në kategorinë deri 125 kilogramë.