Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Rusët thyejnë rekordin për medalje

Kreu i Komitetit Olimpik Rus, Stanislav Pozdnyakov ka thënë se vendimi i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) për të ndaluar disa atletë të konkurrojnë në Tokio 2020 nuk ka ndikuar në performancën e ekipit në Japoni.

“Vendimi i CAS nuk ishte asnjë lloj problemi për atletët tanë nga perspektiva e rezultateve sportive, dhe ne të gjithë e kemi parë këtë me sytë tanë", deklaroi Pozdnyakov.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rusia në Lojërat Olimpike deri më tani ka arritur të fitoj plotë 60 medalje.

Sportistët rus në Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016 kishin fituar 56 medalje.