Trajneri i Xhudos, Remzi Begu, është shprehur i befasuar me humbjen e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike.
Trajneri Begu ka thënë se përkundër disfatës Kelmendi ka arritur suksese të mëdha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Majlinda gjatë tërë kohës ka qenë dominuese ndaj kundërshtares por kur vazhdoi loja në vazhdime për mua aty nuk ka qenë pikë për garuesen hungareze. Gjyqtarët vendosën për duelin dhe ka qenë e dhimbshme. Majlindën e njoh që nga fillimet e para të karrierës është një vajzë e artë. Disfata është normale nuk është të fitojmë gjithmonë të arta. Pritjet i kemi pasur të mëdha por sporti e ka këtë dhe në këtë rast Majlinda ishte e pafat”, deklaroi Begu.