Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Refugjatët olimpikë me përkrahje nga familjarët

Familjet e atletëve nga Ekipi Olimpik i refugjatëve në Lojërat Olimpike të Tokios po i mbështesin të dashurit e tyre nga një kamp refugjatësh në Keni.

Ekipi Olimpik i Refugjatëve u krijua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për Olimpiadën 2016 për të lejuar atletët të vazhdojnë garën edhe nëse ata janë detyruar të largohen nga vendet e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Lojërat e Tokios janë 29 atletë që konkurrojnë në 12 sporte duke përfshirë notin, atletikën, badmintonin, boksin, kanotazhin, çiklizmin, xhudon, karatenë, gjuajtjen, taekwondon, peshëngritjen dhe mundjen.

Katër nga konkurrentët jetonin në kampin Kakuma në Qarkun Turkana kur talentet e tyre u zbuluan për herë të parë.

Njëra ishte Rose Nathike Lokonyen.

Ajo iku nga dhuna në Sudanin e Jugut si një 8-vjeçare para se të përfundonte në kampin e refugjatëve në Kenia.

Familjarët e emocionuar kanë ndjekur garat e fëmijëve të tyre duke i mbështetur nga televizioni.