Atleti nga Polonia, Dawid Tomala ka triumfuar në ecjen sportive në 50 kilometra, të mbajtur të premten në “Sapporo Odori Park”.
Tomala e fitoi medaljen e artë, pasi e përfundoi garën për tri orë, 50 minuta e tetë sekonda.
Polaku pas vetes la gjermanin Jonathan Hilbert që e fitoi medaljen e argjendtë dhe ishte më i ngadaltë për 36 sekonda.
Ndërkohë, medalja e bronztë i takoi garuesit nga Kanadaja, Evan Dunfee që garën e përfundoi për tri orë, 50 minuta e 59 sekonda.