Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Olimpistja e karantinuar ankohet për mungesë të ajrit të freskët

Një skateboardere olimpike, e cila u fut në karantinë pas doli pozitive me koronavirus, i quajti kushtet në hotel “çnjerëzore” të mërkurën.

Candy Jacobs ka qenë në izolim për tetë ditë dhe humbi garat në skateboard, sport ky që debutoi në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ajo tha se duhej t’i detyronte zyrtarët që t’ia lejonin një pushim të shkurtër të mbikëqyrur për pak ajër të pastër, pasi dritarja në dhomën e saj nuk hapej.

“Të mos kesh në dhomë ajër nga jashtë është kaq çnjerëzore. Është mentalisht shumë e vështirë”, shkroi Jacobs në “Instagram”.

Jacobs u largua nga Fshati Olimpik dhe u vendos në qendrën e karantinimit për personat e Lojërave Olimpike të infektuar me koronavirus.

Në ditën e saj të shtatë të izolimit, ajo pranoi se refuzoi të lëvizte. Për më shumë se shtatë orë, ajo tha, se zyrtarët u pajtuan që ajo të qëndronte pranë një dritareje të hapur nën mbikëqyrje për 15-të minuta. “Ishte momenti me i mirë në jetën time”, vazhdoi ajo.

Edhe Olimpistët kritikojnë ushqimin, testet dhe kushtet në hotelet e karantinimit në Pekin Sport Olimpistët kritikojnë ushqimin, testet dhe kushtet në hotelet e karantinimit në Pekin

Edhe pse Jacobs nuk pati mundësi të garonte të hënën, pranoi se ngjarjen e skateboardit e përcolli nga televizori.

“Ky ishte udhëtimi me i keq që e kam bërë ndonjëherë, dhe shpresoj që kurrë më nuk më duhet të kaloj nëpër diçka të tillë”, tha Jacobs.