Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Norvegjezi Warholm fiton të artën olimpike me rekord bote

Atleti norvegjez Karsten Warholm ka fituar të artën olimpike në 400 metra me pengesa, duke thyer njëkohësisht edhe rekordin e botës.

Warholm në garën finale të martën në “Tokio 2020” vrapoi 45.94 sekonda, duke përmirësuar rekordin e vet të botës.

Medaljen e argjendtë e fitoi amerikani Rai Benjamin me kohë 46.17 sekonda, që po ashtu do të ishte rekord bote. I bronztë doli braziliani Alison dos Santos.