Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Medalje e artë dhe rekord botëror për notaret kineze

Notaret e Kinës kanë fituar medaljen e artë me kohë për rekord botëror në stafetën 4x200 metra në stil të lirë.

Të enjten paradite në Aquatics Centre në Tokio, ekipi i Kinës fitoi të artën me kohë prej 7:40.33 minuta. Rekordin e mëparshëm e mbante Australia, që në vitin 2019 kishte kohë prej 7:41.50 minuta.

Notaret kineze kanë befasuar ato të SHBA-së dhe të Australisë. Ekipi amerikan kishte kohë prej 7:40.73 minuta, që mjaftoi për medalje të argjendtë. Ndërsa Australia fitoi të bronztën me kohë prej 7:41.29 minuta.

Katie Ledecky shkëlqeu te SHBA-ja. Kaloi australianen dhe iu afrua kinezes Li Bingjie, por nuk mundi ta kaloi. Ariarne Titmus ka udhëhequr Australinë.

Ishte rekordi i parë botëror në not në Tokio 2020. Të tri ekipet medaliste e thyen rekordin e vjetër.