Tokio 2020

Madhështore, Distria Krasniqi kampione olimpike

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’. Krasniqi në finale mposhti xhudisten japoneve Funa Tonaki.

Xhudistja pejane ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja kosovare u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën e mposhti me pikë, duke i siguruar Kosovës një tjetër medalje të artë olimpike, pas Majlinda Kelmendit në Rio de Janeiro në vitin 2016.