Me kohë 3:53:11, Faith Kipyegon ka zënë vendin e parë në finalen e 1500 metrave. Keniania që e fitoi medaljen e artë, pas vetes e la britaniken Laura Muir që e fitoi të argjendtën dhe holandezen Sifan Hassan që doli e bronztë në garën finale të premten.
Murir pati kohë 3:54.50 kurse Hassan 3:55:86. Hassan dështoi ta fitojë të artën në këtë garë pas triumfit në 5000 metra.