Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Kinezja Shiying triumfon në hedhje të shtizës

Liu Shiying e Kinës e ka fituar medaljen e artë në hedhje të shtizës në konkurrencën e femrave në Tokio. Shiying ka udhëhequr prej raundit të parë, duke e hedhur shtizën 66.34 metra. Liu në vitin 2019 e kishte fituar medaljen e argjendtë në botëror.

Ajo la pas vetes polaken Maria Andrejczyk që e hodhi shtizën 64.61 metra për ta fituar medaljen e argjendtë, ndërsa medalja e bronztë i takoi australianes Kelsey-Lee Barber (64.56 metra).

Artikuj të ngjashëm