Karateisti i Japonisë, Ryo Kiyna e ka fituar medaljen e artë në kata, të premten. Ai e ka mposhtur në finale spanjollin Damian Quintero.
Ishte kjo medalja e parë e artë për shtetin nikoqir në debutimin olimpik të karatesë.
Kiyuna pati rezultat prej 28.72 pikëve për demonstrimin e bërë. Ndërlpjë Quintero kishte 27.66 pikë.
Ariel Torres i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ali Sofuoglu i Turqisë morën medaljet e bronzta.
Luigi Busa i Italisë e fitoi të artën në kategorinë deri 75 kilogramë në luftëra. Ai në finale ishte më i mirë se karateisti nga Azerbajxhani, Rafael Aghayev.
Jovana Prekoviq e Serbisë zuri vendin e parë në kategorinë deri në 61 kilogramë. Ajo e mposhti në finale kinezen Yin Xiaoyan.