Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Gjendet atleti i Ugandës që u arratis në Japoni

Është gjetur një atlet nga Uganda që u arratis nga kampi i tij olimpik. Policia njoftoi të martën se peshëngritësi 20-vjeçar Julius Ssekitoleko, ishte në qytetin e Yakkaichit, rreth 170 kilometra larg kampit të trajnimit në Izumisano.

Ai është marrë në pyetje nga policia japoneze. Sportisti u largua javën e kaluar nga kampi pasi humbi kualifikimin olimpik. Ai supozohej se fluturoi për në shtëpi, por la shënim në dhomën e tij të hotelit duke theksuar se dëshironte të jetonte dhe të punonte në Japoni. Para dhe gjatë Lojërave Olimpike, sportistëve u lejohet lëvizja vetëm gjatë akomodimit të tyre, stërvitjeve ose garave. Ata nuk lejohen të vijnë në kontakt me popullatën lokale.