Përfaqësuesja e Francës në futboll është eliminuar nga Lojërat Olimpike të Tokios. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Franca ka pësuar humbje të thellë nga Japonia të mërkurën në “Nissan Stadium” me rezultatin 4:0.
Takefusa Kubo (27’), Hiroki Sakai (34’), Koji Miyoshi (70’) dhe Daizen Maeda (90’+1), shënuan golat për Japoninë që përfundoi e para në Grupin A me nëntë pikë të tubuara pas tri ndeshjeve të luajtura. Ndërkohë, për Francën që përfundoi e treta, kjo ishte distafa e dytë. Në ndeshjen ndaj Japonisë, Franca prej minutës së 72-të mbeti pa lojtarin Randal Kolo Muani që u përjashtua me karton të kuq.
Ndërkohë, krahas Japonisë, prej këtij grupi në çerekfinale ka avancuar e dhe Meksika që triumfoi 3:0 ndaj Afrikës së Jugut, e cila fazën e grupeve të turneut olimpik e mbylli me tri humbje në po aq ndeshje të luajtura. Ernesto Vega (18’), Luis Romo (45’) dhe Henry Martin (66’), ishin golashënues te Meksika që doli e dyta në grup me gjashtë pikë të mbledhura.